Qeveria e Malit të Zi: KARANTINA PËR KORONAVIRUS NDOSHTA NË ULQIN – REAGOJNË PARTIT POLITIKE

Qeveria e Malit të Zi po shqyrton disa lokacione të cilët mund të jenë karantinë në rast të përhapjes masovike të korona virusit, shkruan “Vijesti”.

Siç thuhet, njëri nga lokacionet në këto plane është ish reparti ushtarak në Zogaj.

Nga Instituti për shëndetin publik theksojnë se rreziku nga infektimi me virusin e ri në vendin tonë momentalisht është i ulët.

Forca, kundër karantinës për Koronavirus në Ulqin

Lajmi i datës 21.02.2020 i botuar në gazetën ditore „Vijesti” që kazerma e dikurshme ushtarake në Zogaj është duke u konsideruar si opcion për vendosjen e karantinës për Koronavirusin, me të drejtë ka ndjellur habi dhe pakënaqësi tek qytetarët e Ulqinit dhe tek Forca e Re Demokratike.

Banorët e zonës dhe të gjithë qytetarët e Ulqinit kanë mirëkuptim të plotë për nevojën e përgatitjes së një kompleksi për karantinë të përkohshme për sëmundjen e shkaktuar nga Koronavirus. Mirëpo, në episodinin e dytë brenda dy muajve të pakonsultimit me banorët e zonës, qytetarët e Ulqinit dhe Forca e Re Demokratike shprehin habinë dhe ngrisin zërin kundër për hapjen e këtij institucioni të përkohshëm dhe të padëshirueshëm për këtë zonë. Qytetarët e Ulqinit nga Ministria e Shëndetësisë presin lajme të mira për maternitetin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve mjekësore në Anë të Malit. Kemi fatin që Ministria e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit të ketë ndihmësministrin nga e njëjta parti me atë të ministrit të Shëndetësisë dhe me të drejtë presim qasje serioze dhe realizim të investimeve të mirëfillta sipas planeve dhe strategjive për zhvillim e jo tekave të individëve apo partive politike.

Propozimi për fabrikën e bitumit në Krythë dhe propozimi më i ri për karantinën në Zogaj janë „investime” të pashëndetshme për nga natyra dhe janë fyese për nga metodologjia e prapavija e vendimmarrjes dhe për këtë, presim seriozitet të plotë nga të gjitha organet e administratës shtetërore dhe lokale që për mirëqënien, shëndetin dhe dinjitetin e qytetarëve të Ulqinit të tregojnë kujdes të veçantë.

Zyra e shtypit – FORCA

URA Ulqin: Plan i sëmurë i Qeverisë, karantina nuk qëndron në qytet turistik

Informacioni që Ministria e Shëndetësisë planifikon të ketë karantinë të mundshme për korona virusin në Ulqin është skandaloze dhe paraqet qëndrimin e vërtetë të Qeverisë së Malit të Zi ndaj Ulqinit, deklaruan sot nga URA Ulqin.

Thuhet se në Mal të Zi sot është më e vështira të jesh qytetar i Ulqinit, kur kemi parasyshë burimet e komunës më të pasur, por falë politikave të partive në pushtet, sot jemo komuna më e varfër ekonomikisht në Mal të Zi, transmeton Ulqini Online.

 “Prandaj, informacioni i sotëm se Ministria e shëndetësisë planifikon  një karantinë të mundshme për pacientët me koronavirus në Ulqin nuk duhet të befasojë askënd pasi gjithçka që është në mirëqenien e komunitetit, rregullisht anashkalon komunën tonë.  Sikur janë të vendosur të shkatërrojnë edhe këtë lloj turizmi që ka mbetur, e që ka mbetur vetëm falë qytetarëve të Ulqinit dhe investimeve dhe iniciativave të tyre për të përmirësuar ofertën e turizmit të Ulqinit ”, thonë nga URA- Ulqin.

Oni se pitaju da li u Vladi uopšte razmišljaju o efektima takvog poduhvata na turističku sezonu i da li su svjesni da tako stvaraju negativnu reklamu za Ulcinj za predstojeću turističku sezonu?

“Zato pozivamo Ministarstvo zdravlja i Vladu Crne Gore da hitno odustanu od takvih planova i ujedno demantuje današnju vijest o izgradnji karantina za prihvat zaraženih koronavirusom u Opštini Ulcinj”, ističu oni na kraju saopštenja.

Po ashtu pyesin Qeverinë se si ato i konsiderojnë efektet ansore të një përpjekje të tillë në lidhje me sezonin turistik dhe a janë të vetëdijshëm që po krijojnë kështu një reklamë negative Ulqinit për sezonin e ardhshëm turistik?

 “Kjo është arsyeja pse ne i bëjmë thirrje Ministrisë së shëndetësisë dhe Qeverisë së Malit të Zi që të heqin dorë urgjentisht nga planet e tilla dhe në të njëjtën kohë të mohojnë lajmin e sotem për ndërtimin e një karantine në lidhje me korona virusin në komunen e Ulqinit”, thanë ata në fund të deklaratës.