Site icon PLAVA E GUCIA SOT

RADOVAN ZOGOVIQ – PËRDHOSJA DHE NDERIMI I POETIT MALAZEZ QË LIDH KOSOVËN DHE MALIN E ZI

?????????????????????????????????????????????????????????

Ai njihet për veprën “Këngët e Ali Binakut”, në të cilën paraqitet fati tragjik i shqiptarëve të Kosovës, por edhe qëndresa e tyre përball dhunës. Nëpërmjet figurës së Ali Binakut, aty personifikohet fshatari tipik shqiptar i Kosovës. Kjo vepër më vonë u botua e plotë nën përkthimin e poetit të madh, Esad Mekuli.

Autori i kësaj vepre, malazezi Radovan Zogoviq, rikthehet në skenë, por kësaj radhe për diçka tjetër. Kërkohet që emri i tij t’i vendoset rrugës Deçan – Plavë.

Shoqata e malazezëve të Kosovës ua ka dërguar një kërkesë institucioneve të Kosovës dhe të Malit të Zi që rruga Deçan – Plavë dhe Plavë – Deçan të emërtohet me emrin poetit malazez të shekullit 20-të, Radovan Zogoviq, i cili është i varrosur në varret e Deçanit.

Radovan Zogoviq – përdhosja dhe nderimi i poetit malazez që lidh Kosovën dhe Malin e Zi

Ai njihet për veprën “Këngët e Ali Binakut”, në të cilën paraqitet fati tragjik i shqiptarëve të Kosovës, por edhe qëndresa e tyre përball dhunës. Nëpërmjet figurës së Ali Binakut, aty personifikohet fshatari tipik shqiptar i Kosovës. Kjo vepër më vonë u botua e plotë nën përkthimin e poetit të madh, Esad Mekuli.

 

Autori i kësaj vepre, malazezi Radovan Zogoviq, rikthehet në skenë, por kësaj radhe për diçka tjetër. Kërkohet që emri i tij t’i vendoset rrugës Deçan – Plavë.

 

Shoqata e malazezëve të Kosovës ua ka dërguar një kërkesë institucioneve të Kosovës dhe të Malit të Zi që rruga Deçan – Plavë dhe Plavë – Deçan të emërtohet me emrin poetit malazez të shekullit 20-të, Radovan Zogoviq, i cili është i varrosur në varret e Deçanit.

 

 

Kryetari i Shoqatës së Malazezëve të Kosovës, Slobodan Vujiçiq, ka thënë se pagëzimi me këtë emër i rrugës Plavë –Deçan do të ishte konfirmim i marrëdhënieve të mira fqinjësore ndërmjet Malit të Zi e Kosovës, por edhe konfirmim se Kosova e Mali i Zi, përkatësisht malazezët e shqiptarët nuk i kanë harruar të mirat e tij si dhe veprat e tij letrare e njerëzore.

 

Sipas tij, emri i Radovan Zogoviqit është shenja mbrojtëse e malazezëve autentikë nga Kosova e vepra e tij letrare është testament dhe udhërrëfim për të gjithë njerëzit vullnetmirë.

 

Emri i poetit Radovan Zogoviq ishte përdhosur në Prishtinë

 

Për ta nderuar emrin e poetit malazez, Radovan Zogoviq, i cili në veprat e tij shkroi për peripecitë e shqiptarëve nën sundimin jugosllav, emri i tij ishte vendosur në njërën nga rrugën e lagjes Pejton në Prishtinë.

 

Por Kuvendi Komunal kishte vendosur që emri i tij të zhvendoset në një rrugë tjetër, me kërkesën e banorëve. Emri i tij ishte zëvendësuar me poetin tjetër shqiptar, Lorenc Antoni.

 

Ndaj këtij veprimi asokohe kishte reaguar Shoqata e Malazezve të Kosovës.

“Malazezët e Kosovës dënojnë rreptësisht aktin barbar të udhëheqjes së Prishtinës, të cilët në mënyrën më brutale kanë hequr në Lagjen Pejton emrin e rrugës Radovan Zogoviq, njërit nga poetët më të mëdhenj malazias”, thuhej asokohe në reagim.

 

Ata kishin shfaqur mospajtim me udhëheqjen e kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, duke thënë se derisa nuk erdhën ata në pushtetin komunal, tabela nuk u hoq.

 

“Në këtë mënyrë të padenjë treguan fytyrën e vet të vërtetë ndërsa opinionit vendor dhe atij botëror i dërguan mesazhin shumë të qartë se sa u përket atyre malazezët nuk janë të mirëseardhur në Prishtinë”, thuhet më tej në reagim.

 

Kjo shoqatë ishte ankuar në institucionet e Kosovës dhe të Malit të Zi, duke kërkuar zgjidhje. Madje, kishin paralajmëruar se do të luftojmë me të gjitha mjetet demokratike duke përfshirë edhe grevën e urisë, vetëm që ta nderojnë emrin e Radovan Zogoviq.

 

Kërkesën e tyre ata e kishin quajtur si diçka minimale, duke thënë se mosplotësimi i saj do të thotë largim i malazezve nga Kosova.

 

“Nëse nuk mund të na mundësohet as ky minimum real nuk na mbetet rrugë tjetër pos që si komunitet autokton etnik të braktisim Kosovën, meqë edhe kështu nga viti në vit jemi me numër gjithnjë e më të vogël”, vazhdonte reagimi.

 

Arsyetimi i kryetarit Shpend Ahmeti për zhvendosjes e emrit të poetit

 

Kurse kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, për heqjen e emrit të poetit malazez, kishte thënë se Kuvendi Komunal përgjegjësinë për emërtimin e rrugëve.

 

“Përgjegjësinë për emrat e rrugëve e ka Kuvendi Komunal. Kuvendi cakton një komision i cili përgatit rekomandimet dhe pastaj i dërgon në Kuvend për aprovim”, ishte arsyetuar Ahmeti.

 

Sipas tij, në vitin 2015 Kuvendi Komunal kishte emëruar 2,200 rrugë të Prishtinës, pas rekomandimeve të komisionit pas debateve në bashkësi lokale.

 

“Komisioni ka rekomanduar ndërrimin e vendit të rrugës Radovan Zogoviq pas shumë ankesave nga lagja. Tash një rrugë tjetër e ka emrin Radovan Zogoviq. E njëjta ka ndodhur në komision edhe me rrugën Kosta Novakoviq e cila është zhvendosur si emër ne një rrugë dytësore, ndërsa rruga që e ka pasur Kosta Novakoviq tash e ka emrin Ukshin Hoti”, kishte sqaruar Ahmeti.

 

Megjithatë, Ahmeti e kishte pranuar se emri i poetit malazez e meriton një vend në rrugët e Prishtinës.

 

“Në fund më duhet të ceki që si kryetar i komunës mendoj se Radovan Zogoviq meriton rrugë në Prishtinë, ashtu siç mendoj edhe për Kosta Novakoviq. Sot më vjen mirë kur shoh debat në mbrojtje të poetit Zogoviq. Siç e thashë, ky emër është zhvendosur në rrugë tjetër edhe pse mendoj se nuk do duhej të lëvizte fare”, kishte thënë kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

 

Për më tepër, poeti malazez Radovan Zogoviq u lind më 19 gusht të vitit 1907, në fshatin Mashnicë dhe u shkollua në Pejë, ku ishte vendosur familja e tij gjatë fushatës së kolonizimit të Kosovës me banorë sllavë. Më tej ndoqi studimet në Beograd, ku hyri në lëvizjen komuniste dhe bashkëpunoi me revistat përparimtare të kohës.

 

Mori pjesë në Luftën ANÇ, duke u bërë njëri nga udhëheqësit e lartë të saj në Jugosllavi. Në vitin 1948 u gjykua si “informbyroist”, u përjashtua nga radhët e Partisë Komuniste të Jugosllavisë (PKJ) si dhe iu hoq e drejta e botimit.

 

Krijimtarinë letrare e pati filluar në vitet `30-a. Përmbledhja e parë me poezi “Grushti” u botua në vitin 1936, e cila u pasua më veprën “Pëllumbat e flaktë” (1937), e që u ndalua dhe u konfiskua nga policia për shkak të ciklit prej 12 vjershash me titull “Ardhësit. “Këngët e Ali Binakut”, që përfshihej në të.

 

Fati tragjik i shqiptarëve të Kosovës, por edhe qëndresa e tyre përballë dhunës, jepet me ndjenjë e frymëzim nëpërmjet të figurës së Ali Binakut, që personifikon fshatarin tipik shqiptar të Kosovës. Vetë autori e ka karakterizuar këtë vepër si një “dokument lirik të vuajtjeve të popullsisë shqiptare në ish-Jugosllavi” dhe si një “protestë ezopiane kundër politikës serbomadhe”.

 

Disa nga vjershat e ciklit “Këngët e Ali Binakut” u botuan shqip pas Luftës së Dytë Botërore, në revistën letrare të Prishtinës “Jeta e re” (1949), kurse i plotë ai u botua në vitin 1968, nën përkthimin e Esad Mekulit. Vdiq më 4 janar të vitit 1986, në Beograd, ndërsa u varros, sipas amanetit që pati lënë, në një fshat pranë Deçanit./Insajderi.com

Exit mobile version