Bashkevendasi ynë Ramiz Kukaj, pikërisht në ditën e Pavarësisë së Kosovës, me 17 shkurt 2019, në New York organizojë një Gala mbrëmje madheshtore në vendin De Mikele Illagro. 79-17 Albion Ave. Queens NY 11373. ku u mbledhen mjete financiare për të ndihmuar Shoqatën “Thirrjet e Nënave”, që vepron në Gjakovë.
“Data 17 shkurt, siç theksoj Kukaj e dimë është data më e rëndësishme për të gjithë shqiptarët në mbarë botën, e sidomos për ne kosovarët që e festojmë ditën e Pavarësisë. Është hera e parë që ne këtu në New York, dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, do të festohet pak më ndryshe, pra do të festojmë duke i kujtuar dhimbjet dhe plagët që akoma janë të hapura, e që janë Nënat e Gjakovës, me të cilat e festojmë këtë ditë me sofrën bashkë, jo me ushqime, por me njerëzit e dashur të tyre. Për këtë arsye e kemi thirrur këtë Gala mbrëmje me moton “Vaji i burrave është kënga”, tregon Kukaj.
Kurse sa i përket idesë, ai thotë së kjo ide i ka lindur para 2-3 viteve, kur ishte në Kosovë për pushime, dhe kur në ekranin televiziv u shfaqë fotografia e njërës prej nënave nga Gjakova, Ferdonije Qerkezi, me pjatat e mbushura me ushqim në tavolinën e zbrazët, që simbolizon pritjen për njerëzit e saj të më dashur, e që prej dy dekadave janë të zhdukur.
Rasti i nënës Ferdonje, që nuk i vetmi i kësaj dhimbjeje, është i njohur për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë në botë.
E mbushur me kujtime e dhimbje që e zonja e shtëpisë Ferdonije Qerkezi, i bartë e vetme që nga 27 marsi i vitit 1999, ku në pasditen e kësaj date famëkeqe, policë serbe të maskuar, por të njohur për familjen Qerkezi, i kishin rrëmbyer 11 burra nga kjo shtëpi.
Familja Qerkezi, në këtë natë tragjikë ka humbu të zotin e shtëpisë, Halimin me katër djemtë, Artanin, Armendin, Ardianin, dhe Edmondin. Po ashtu, ka humbur nipi Vegim Qerkezi, mikun e shtëpisë Shpejtim Ymeraga, si dhe fqinjët Skënder Dylhasi me djalin Myrteza dhe dy djemtë e familjes Jetishi, Shpendi e Fatosi.
Kurse qëllimi i kësaj mbrëmje, sipas Kukaj, është dërgimi i një mesazhi, tek të gjithë shqiptarët kudo në botë, jo vetëm në Amerikë, për Shoqatën “Thirrjet e Nenave”, që secili me mundësitë e veta, sa më shumë që është e mundur të bëjmë diçka, që nënat ta fitojnë edhe njëherë ngrohtësinë e dashurisë familjare, e që e humbën në mënyrën më tragjike.
Videoja – Gala mbrëmje – LINKU
Përpos këngëtarit Dani, në këtë mbrëmje muaren pjesë edhe e artistë tjerë, sie tenori të njohur shqiptarë, Riad Ymerit si fotografi Ilir Rizajt, pastaj Arbërie Hetemi, i madhit Fadil Berishës dhe artistë tjerë, të cilet ishin pjesë e këtij eventi.
Nikoqiri i mbremjes zt Kukaj te pranishmeve ju drejtua me keto fajlë:
Te nderuar njerez te vullnetit te mire e me zemer te madhe, mirembrema dhe faleminderit qe me nderuat mua dhe veten ne kete mbremje me shume vlere.
Edhe pse i vonuar ne realizim, idea per kete ngjarje me lindi 3 vite me pare, pikerisht kur pash fotografine e njeres prej nenave, e ulur ne tryeze me 5 pjata te mbushura por me vendet bosh, fotografi kjo qe deshmon pritjen e gjate me shume dhimbje per me te dashurit e saj.
Dhe sa me shume kohe qe kalonte aq me shume rritej nevoja per te bere diqka si kjo.
E sa me shpejt qe urealizua aq ma e leht ishte barra e fajsis e te bamit asgje!
Miq, ne në jete i vrasim te gjithe!
Dike e vrasim me plumba, dike vrasim me vepra, e dike tjeter e vrasim duke ber asgje! me gjerat qe duhet ti kishm bere!!!
E sot, pas 20 viteve ne MERGIMTARET me nenat e Gjakoves kemi diqka te perbashket “PRITJEN”, ato pritjen me zemer te thyer e soften bosh, e ne me sofren plot, por qe 20 vite duke mos be asgje.
Miq te dashur, nje popull qe e harron te kaluaren, te ardhmen e ka te erret!
Sot ne kete pervjetor te pavarsise, te gjitha kujtimet i kemi te fresketa, jemi deshmitar se per Kosove u dredh gjaku i bijeve tane me te mire.
Ata tash sa vjet se shofin Kosoven, ata sod pushojn te qet ne kosoven e lire!
E tash sa vite, keto nena presin qe familjaret e tyre, per fatin e te cilve nuk dijne asgje, te pushojne te qete ne vendin e tyre te lire, qe trupin e tyre te e freskoj edhe nje here flladi i Kosoves se lire.
Dhasht Zoti, e keto pritje te marrin fund si andej edhe kendej!!!
Urime Pamvarsia ku do qe jeni deri ne diten e kthimit,dhembja e perjetshme ose gjaku i liris!
Te dashur miq Urime Dita e Pamvarsis se Kosoves.
Urime Dita e Pmvarsis se Kosoves Shqiperi!