Për përfaqësuesit e partive shqiptare, është i papranueshëm propozimi i Qendrës për Tranzicion Demokratik (CDT) që qytetarët në regjistrimin e pupullisë të panifikuar për vitin e ardhshëm mos të deklarojnë kombësin, gjuhën dhe fenë.
Kryetari i Lidhjes Demokratike Shqiptare (LDSH), Nikollë Camaj deklaroi se ky propozim është i papranueshëm.
Për popullin shqiptar në Mal të Zi, përcaktues shumë i rëndësishëm është kombësia dhe gjuha, dhe në bazë të këtyre të dhënave, pakicat sigurojnë ushtrimin e të drejtave themelore. Për shqiptarët është mjaft e rëndësishme që të përcaktohen për kombin dhe gjuhën, shumë më tepër se sa për përkatësinë fetare. tha Camaj
“Nëse nuk dihet se sa popuj pakicë jetojnë në Mal të Zi dhe në cilin numër, ata nuk do të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtat e tyre themelore, si të gjithë qytetarët e tjerë, gjë që do t’i diskriminonte ata “, tha Camaj.
Kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve (UDSH), Mehmet Zenka ka vlerësuar se iniciativa e CDT për të mos deklaruar të dhënat për përkatësinë kombëtare, fetare dhe gjuhën është e pajustifikuar dhe se pyetjet në lidhje me fenë, kombin dhe gjuhën duhet të mbeten në listën e regjistrimit.
“Unë e kuptoj iniciativën e CDT, por nuk e justifikoj atë. Jam i mendimit që të gjithë qytetarët duhet të deklarohen rreth fesë, kombit, gjuhës. Jo sepse duhet të numërohemi, por është e rëndësishme që të ketë të dhëna të sakta, sepse Mali i Zi është një shtet multietnik dhe kjo është arsyeja pse duhet të dimë sa pjestarë të secilës religjion dhe komb ka, “thekson Zenka.
Kryetari Partisë Demokratike (PD), Fatmir Gjeka, gjithashtu beson se deklarimi për kombësinë, gjuhë dhe fenë duhet të ekzistojë si opsion.
“Ne e kuptojmë propozimin e CDT, situatën e veçantë në shoqërinë tonë në të cilën do të realizohet kjo punë e rëndësishme. Sidoqoftë, ajo duhet të realizohet. “Na takon të gjithëve, dhe posaçërisht qeverisë së ardhshme, që e gjithë kjo të realizohet në një frymë demokratike dhe me procedurë sa më korrekte,” tha Gjeka.