Shqiptarët, jo rrallë herë kanë dëshmuar se janë të zotë në lëmi të ndryshme brenda dhe jashtë Kosovës. I tillë është edhe Dr. Arzen Balidemaj i cili me prejardhje është nga trevat shqiptare në Malin e Zi (Plave e Guci), por është lindur në Kosovë.
Dr. Arzeni në vitin 2011 u diplomua në Universitetin e Prishtinës dhe mori titullin Doktor i Mjekësisë – duke vazhduar kështu specializimin Ortopedi -Traumatologji në Gjermani. Në vitin 2018 mori titullin Specialist i Ortopedisë dhe Traumatologjisë në qytetin e Frankfurtit.
Aktualisht punon kryemjek në Orthopaedische Klinik Bad Hersfeld, e cilësuar si njërën nga klinikat më të suksesshme në Gjermani.
Në një intervistë për Telegrafin, Dr. Arzen Balidemaj, tregon për largimin nga Kosova, punën dhe arritjet e tij si specializant i suksesshëm në Gjermani.
“Arsyeja pse jam larguar nga Kosova në Gjermani ka qenë vetëm specializimi që atje mund të marrësh, që ka dallim shumë të madh me Kosovë…edhe pse në Kosovë nuk kam punuar e di se si funksionon sistemi. Në Gjermani janë të gjitha të rregulluara. Është katalogu i specializimit që çdo specializant duhet plotësuar gjate specializimit. Në momentin që plotëson të gjitha operacionet që janë të kërkuara, mund të marrësh një termin për provim specialistik. Nuk është e thënë se shansa të jepet brenda gjashtë viteve që të bësh të gjitha këto lloje të operimeve. Kjo periudhë mund të shkojë deri në dhjetë vite e me shume”, shprehet Balidemaj.
Pas mbarimit të specializimit, Balidemaj thotë se ka vendosur të qendrojë në Gjermani për kohë të pacaktuar, pasi thekson se i duhet ende për të mësuar në lëminë që e zotëron.
“Edhe pas mbarimit të specializimit kam vendosur të qëndrojë në Gjermani edhe për një kohë të pacaktuar, shpresoj jo përgjithmonë. Kam vendosur të qëndrojë atje edhe për disa vite për të marrë më shumë përvojë. Specializimin e kam përfunduar për gjashtë vite, kam marrë mjaft përvojë, mirëpo përvoja në mjekësi merret edhe pas specializimit. Deri sa kam për të mësuar do të qëndrojë ende në Gjermani”, tha ai.
Balidemaj ka bërë edhe dallimin mes Kosovës dhe Gjermanisë, në aspektin e mjekësisë.
“Prej dhjetë viteve punojë në Gjermani në drejtimin e ortopedisë dhe traumatologjise. Dallimet në mjekësi mes Kosovës dhe Gjermanisë për fat të keq janë shumë të mëdha. Shteti gjerman njihet si shtet i rregullave strikte dhe sigurisht se edhe shëndetësia është mjaft e rregulluar, duke filluar nga kushtet në spitale private apo publike – që nuk dallojnë fare, sigurimet shëndetësore ku çdo person atje është apo jo në mardhënie pune ka sigurim shëndetësor, ka ekspertë nga të gjitha fushat e mjekësisë dhe aparaturë mjekësore ndër më të mirat në botë. Pra dallimet janë shumë të mëdha”, u shpreh ai.
“Në Gjermani nuk mund të kryesh një specializim nëse nuk je i përgatitur mirë. Gjatë provimit specialistik provimi kryehet para profesorëve universitarë dhe shefave të katedrave të spitaleve më të mëdha në Gjermani të cilët nuk kanë asnjë mëshirë për ty nëse nuk je i pergatitur”, tregoi tutje.
Në klinikën ku punon tregon se është ndër më të mirat pasi 97% e pacientëve që janë trajtuar aty kanë rekomanduar edhe të tjerët (përqindja më e lartë në Republikën e Gjermanisë).
“Punoj në një klinikë të specializuar ortopedike në Gjermani në Republikën e Hessenit. Është ndër klinikat mesatare për nga madhësia, ka edhe klinika më të mëdha, mirëpo nga cilësia është ndër më të mirat në Gjermani. Them se është ndër më të mirat pasi 97% e pacientëve që janë trajtuar në klinikën tonë do të vinin përsëri për t’u trajtuar ose do të rekomandonin dikë tjetër për të ardhur tek ne për t’u trajtuar. Është përqindja më e lartë në Gjermani”, tha ai.
“Në Gjermani nuk mund të kryesh një specializim nëse nuk je i përgatitur mirë. Gjatë provimit specialistik provimi kryehet para profesorëve universitarë dhe shefave të katedrave të spitaleve më të mëdha në Gjermani të cilët nuk kanë asnjë mëshirë për ty nëse nuk je i pergatitur”, tregoi tutje.
Në klinikën ku punon tregon se është ndër më të mirat pasi 97% e pacientëve që janë trajtuar aty kanë rekomanduar edhe të tjerët (përqindja më e lartë në Republikën e Gjermanisë).
“Punoj në një klinikë të specializuar ortopedike në Gjermani në Republikën e Hessenit. Është ndër klinikat mesatare për nga madhësia, ka edhe klinika më të mëdha, mirëpo nga cilësia është ndër më të mirat në Gjermani. Them se është ndër më të mirat pasi 97% e pacientëve që janë trajtuar në klinikën tonë do të vinin përsëri për t’u trajtuar ose do të rekomandonin dikë tjetër për të ardhur tek ne për t’u trajtuar. Është përqindja më e lartë në Gjermani”, tha ai.
Ndërkaq, dr. Balidemaj është bërë mjeku i parë në Gjermani që ka thyer rekord duke vendosur rreth 120 Endoproteza të nyjeve të mëdha brenda një viti, të cilat zakonisht do duhej të bëheshin për dy vite.
“Punojmë kryesisht në vendosjen e protezave të mëdha – shpatullave, kërdhokullave, gjunjëve. Trajtojmë të gjitha lëndimet sportive. Unë kam funksionin e Oberarzt që në shqip i bie kryemjek dhe gjithashtu kam edhe funksionin e operatorit kryesor (Hauptoperateur). Për të qenë operator kryesor në një qendër Endoprotetike duhet të vendosësh rreth 100 Endoproteza të nyjave të mëdha brenda dy viteve nën mbikqyrje të një specialisti me shumë përvojë pune. Unë kam pasur fatin të arrij këtë për një vit. Gjatë licencimit të klinikës sonë e kam kuptuar se jam personi i parë dhe i vetëm në gjithë Republikën e Gjermanisë që kam arritur të bëhem operatorë kryesorë brenda një viti”, tregon Dr. Balidemaj.
Tutje, ka lavdëruar mjekët në Kosovë duke thënë se do të ishte e nevojshme që të shtoheshin më tepër trajnimet në lëmitë e caktuara, pasi thotë se do t’iu mundësohej që të ambientoheshin edhe me metodat më të reja të sofistikuara që përdoren në botë.
“Unë mendoj se në Kosovë ka mjek shumë të mirë, por besoj që kushtet nëpër klinikat tona nuk iu kanë dhënë mundësinë për t’u përballur me metodat më të reja që përdoren në botë. Sigurisht edhe mungesat e trajnimeve e bëjnë të vetën”, tha ai.
Mjeku Arzen Balidemaj, ka thënë se pret që në të ardhmen të kthehet në Kosovë dhe jo i vetëm, për të sjell përvojen gjermane në mjekësinë kosovare.
“Kam shumë shokë, kolegë të studimeve në Prishtinë me të cilët sot punoj bashkë. Janë mjekë shumë të suksesshëm dhe kanë pozita të larta në klinikat ku ata punojnë. Takohemi shpesh dhe shkëmbejmë përvojat tona. Temë e bisedave tona shpesh është kthimi në Kosovë si grup dhe kontributi ynë ptë jetë dedikuar popullit, mjekësisë dhe shtetit të Kosovës”.
Për më shumë, punën e Dr. Arzen Balidemajt, mund ta shikoni KËTU