Diskursi politik
Në vendet demokratike me pushtet të konsoliduar rrotacioni politik është dukuri normale, që është në favor të demokracisë dhe të pluralizmit, ndërsa përjashtim bëjnë vendet autoritare me animozitete të brendshme jo vetëm politike, ku Mali i Zi, paraqet rast të veçantë në vendet e ish kampit socialist në Europën Juglindore
Nail Draga
Në sajë të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në çdo vend demokratik qytetarët me votën e tyre kanë mundësi për të siguruar një ndryshim të modelit qeverisës, me qellim për të zëvendësuar modelin e vjetër, që në shumë raste është i konsumuar dhe i kompremetuar në sajë të aferave të ndryshme dhe i tejkaluar në rrethanat e reja shoqërore, duke ofruar një model të ri qeverisës me ide dhe kuadra të rinj, duke sjellur risi, shpresë dhe motivim për qytetarët e mjedisit përkatës.
Mali i Zi rast i veçantë në regjion
Nga mbajtja e zgjedhjeve të para pluraliste në Mal të Zi(9.12.1990) e deri më tash nuk ka ndryshime të pushtetit sepse ate vazhdon ta mbajë gjithnjë e njëjta parti politike(DPS), e cila është vazhdimësi e kohës së monizmit. Kemi të bëjmë me një mjedis specifik i cili veçohet nga vendet tjera të ish kampit socialist në Europën Juglindore.
Në sajë përbërjës heterogjene të popullsisë, Mali i Zi veçohet nga vendet tjera të regjionit ku politizmi ka marrë përmasa në shumë aspekte shoqërore. Ndonëse pluralizmi ofron mundësi optimale për zgjidhjën e çështjeve kontestuese, raportët shoqërore në Mal të Zi, kanë rikthim si para tri dekadave kur filloj falemintimi i shtetit të ish-Jugosllavisë. Dhe në këtë dimension dallohet Kisha Ortodokse Serbe(KOS), si përfaqësuese e serbëve në këtë mjedis, e cila me veprimin e saj më tepër i ngjanë ndonjë organizate politike se sa teologjike, ku si shkas është kontestimi nga ana e tyre e Ligjit për lirinë e bashkësive fetare. Organizimi i protestave enkas për këtë çështje, që ata i vlerësojnë si “shetije”, përmes retorikës dhe ikonografisë klero-fashiste, del qartë se koncepti i politikës serbomadhe vepron në mënyrë perfide edhe në këtë mjedis, më mision ideologjik me pasoja jo vetëm shoqërore.
Nga një ndarje e tillë e qytetarëve në Mal të Zi, kryesisht ata të përkatësisë ortodokse dhe organizimi i zgjedhjeve parlamentare në një atmosferë të tillë, ndikon në ndarjët e vazhdueshme në skenën politike(pro malazeze dhe pro serbe), duke mbetur dukuri e vazhdueshme në këtë mjedis, nga viti 2006 më pas!.
Parlamenti i kontestuar
Por, ky mandat parlamentar(2016-2020) mbetët i veçantë për tre çështje; e para se shumica parlamentare(42 deputet) ishte më e brishta në pluralizëm, e dyta se me 16 tetor 2016, ditën e zgjedhjeve, sipas të dhënave të Qeverisë, nga ana e opozitës pati tentim të grushtshtetit, ku me pas u organizu edhe një proces gjyqësor ndaj disa pjesëmarrësëve të tillë, por ende pa aktvendime gjyqësore(!?) dhe e treta, pikërisht për këtë shkak parlamenti u bojkotua nga partitë opozitare(39 deputet), fillimisht nga të gjitha, ndërsa më pas disa u kthyen në parlament, duke mos i qendruar besnik marrëveshjes, duke qenë parlamenti më i kontestuar në pluralizëm në Mal të Zi.
Opozita e përçarë favorizon pushtetin
Animoziteti brenda opozitës është njëra nder faktorët kryesor që deri më tash mungon qendrim i përbashkët për çështje madhore, sidomos kur është në pyetje angazhimi për ndryshime të pushtetit, përkatësisht rrotacionin e tij. Por, për të qenë unik duhet të ekzistojë një platformë e përbashkët e cila mungon, në vazhdimësi në pluralizëm. Madje, nga një qasje e tillë joserioze, jep për të kuptuar se kemi të bëjmë me “profesionalizmin opozitar”, që është në favor të pushtetit aktual.
Çështje të veçantë paraqet koncepti politik i opozitës për çështjen e pushtetit nga njëra anë dhe të shtetësisë së Malit të Zi, që vazhdon të jetë me qasje dualiste në ate proserbe dhe promalazeze. Opozita proserbe nuk paraqet befasi sepse ajo ishte e angazhuar në vitin 2006, kundër pavarësisë së Malit të Zi, ku edhe sot qendron në ato pozita. Dhe një qasje të tillë është duke e shfrytëzuar pushteti aktual, që është motiv i vazhdueshëm për të mobilizuar qytetarët, përkatësisht votuesit që kanë mbeshtetur pavarësinë e Malit të Zi.
Nuk ka dilemë se deri sa të ekzistojë një opozitë e tillë, me qasje proserbe, e mbeshtetur nga KOS-i, me direktiva nga Beogradi kundër pushtetit përkatësisht nënkuptohet kundër pavarësisë shtetërore, DPS-i nuk ka nevojë të shqetësohet se mund të rrezikohet, duke vazhduar dominimin në skenën politike në Mal të Zi.
Hipokrizia e politikës lokale
Dukuria e korrupcionit politik në Mal të Zi nuk është e re e as e panjohur, duke u paraqitur në forma dhe mënyra të ndryshme, varësisht prej komunave përkatësisht strukturën e tyre heterogjene nacionale e politike. Janë pikërishtet konceptet e ndryshme politike e jo ato programore që ka ndikuar në ndryshimin vullnetit te qytetarëve përmes votës së lirë. Dhe diçka e tillë është duke ndodhur në pluralizëm ku akrobacionet politike, janë bërë dukuri e njohur duke bërë dekompozime në pushtetin lokal në disa komuna në Mal të Zi.
Pikërisht në këtë aspekt tek ne, një dukuri e tillë ndodhi për të parën herë në Ulqin, kur shumica parlamentare lokale nga zgjedhjet e vitit 2006(Forca, LDMZ, PPD dhe BDSH), në vitin 2007 u dekompozua sepse tre këshilltarë të PPD-së, dëvijuan nga pozita lokale, duke kaluar në radhet e opozitës(DPS, UDSH), duke formuar shumicën e re parlamentare në pushtetin lokal të Ulqinit. Dhe një veprim i tillë ndikoj në dekompozimin e skenës politike të shqiptarëve në Ulqin, me pasoja në funksionim të pushtetit lokal në sajë të interesave personale dhe ambicieve lideriste të përfaqësuesëve të subjektëve politike. Ishte ky një veprim hipokrit i personave të cilët politikës lokale ia mveshën epitetin e korrupcionit politik, dukuri me pasoja jo vetëm lokale.
Dëvijimi i votës së qytetarëve
Një veprim i tillë quhet korrupcion politik sepse votat janë marrë nga elektorati votues për të ndryshuar gjendjen ekzistuese, përkatësisht për ta dërguar në opozitë DPS-in, e jo për ta rikthyer ate në pushtet, në mënyrë klandestine. Një dukuri identike ndodhi më parë në Kotorr, e kohë më parë edhe në Budva, ku një këshilltar, gjoja me status “të pavarur”, iu bashkua DPS-it, dhe formoj shumicën e re parlamentare lokale, çështje e cila mori përmasa korruptive politike tre muaj para se të përfundoj mandati i pushtetit lokal.
Nga dukuria e korrupcionit politik nuk ka dielmë së përfitojnë individët, partitë politike apo klanet e ndryshme. E kundërta do të ishte që individi në këtë rast këshilltari, apo këshilltarët të pakënaqur me subjektin politik që iu përkasin për çështje të ndryshme në pushtetin lokal të dorëzojnë mandatin, subjektit të cilit i takojnë, duke u zëvëndësuar nga kandidati i radhës, në listën zgjedhore.
Ndërsa mbajtja e mandatit të këshilltarit përmes votës së lirë, duke u deklaruar si të „pavarur“ është mashtrim i elektoratit votues, sepse do të ishte korrekte propozimi i shkurtimit të mandatit dhe shpallja e zgjedhjeve te reja.
Por, një veprim të tillë mund ta bëjnë vetëm ata të cilët qendrojnë pas parimeve dhe kanë kapacitet demokratik, e jo ata të cilët, politikën e shohin si mundësi përfitimi personal. Ndërsa deri kur mund të veprohet në këtë mënyrë në skenën politike mbetet çështje e hapur, sepse ligji aktual zgjedhor nuk parashikon masa ndeshkuese, për devijime të tilla paszgjedhore.
Ndryshimi i pushtetit vlerë e demokracinë
Mbajtja e zgjedhjeve parlamentare, të rregullta apo të parakohshme, paraqet ofertën për qytetarët për të ndryshuar pushtetin ekzekutiv. Dhe një dukuri e tillë ndodhë kudo në vendet demokratike, ku qytetarët përmes votes së tyre të lirë, vendosin për fatin e tyre. Janë pikërisht zgjedhjet që përcaktojnë së kush do të jetë pozitë, apo opozitë, në sajë të ofertës programore që subjektët politike iu kanë ofruar qytetarëve për mandatin vijues.
Një subjekt politik, vetëm apo në koalicion me subjekte të tjera, ofertën e prezantuar, ka mundësi ta realizojë në praktikë, gjatë mandatit katërvjeçar. Dhe kemi të bëjmë me kohë të mjaftueshme për të dëshmuar rezultate në praktikë, ndërsa nëse ata mungojnë do të jenë qytetarët, përkatësisht elektorati votues që do ti ndëshkoj në votime të radhës.
Në favor të konsolidimit të shoqërisë
Në raste të tilla, opozitës i jepët mundësia për të dëshmuar potencialin organizativ e kadrovik, madje me mundësi reale për të qenë udhëheqëse e qeverisjës. Një rrotacion i tillë i pushtetit nuk ka dilemë së është i shëndetëshëm për demokracinë në mjedisin përkatës. Sepse çdo rrotacion normal dëshmon konsolidimin e shoqërisë sikurse veprohet në vendet demokratike.
Por,në këtë aspekt përjashtim bëjnë vendet autokratike, me demokraci jofunksionale, përkatësisht me demokraci hibride, të cilat vazhdojnë të qeverisinë pothuaj në mënyrë identike si në kohën e monizmit, ku përvoja tridhjetëvjeçare e pluralizmit politik dëshmon në mënyrë transparente një konstatim të tillë.
(Gusht 2020)