Rrufeja mbyt 33 vjeçaren në bjeshkën e Deçanit (VIDEO)

Një grua ka vdekur dje me 4 korrik 2019 në bjeshkët e Deçanit pasi dyshohet se është goditur nga rrufeja.

Këtë e bëri të ditur Policia me anë të një komunikatë për media, transmeton Klan Kosova.

Nga Policia thonës se  si pasojë e të reshurave atmosferike, dyshohet se rrufeja ka goditur një person e cila është sjellur nga qytetarët në QKMF në Deçan.

“Ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima, G.Z. e lindur  1986  f/k/sh, ka arritur pa shenja jete në QKMF- Deçan. Menjëherë njësitet relevante të policisë kanë dalur në vendin e ngjarjës, të cilët janë duke u marrë me rastin”.

“Në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit, rasti është cilësuar si ‘Hetim i vdekjes’. Hetuesit policor të Stacionit Policor në Deçan janë duke kryer të gjitha veprimet e nevojshme”, thuhet në komunikatën e Policisë.