Në këto momente në Plave po mbahet një takim i udhëheqjes së Komunës së Plavës, i kryesuar nga kryetari i komunës se Plavës z.Mirsad Bajraktarević, me kryetarin e Deçanit z.Bashkim Ramosaj. Ky takim i kryetarëve të të dy komunave është duke u zhvilluar për të diskutuar detajet e projektit rrugor Plavë – Deçan.
Takimi gjithashtu përfshin ekipe të projektimit që punojnë në dokumentacionin e projektit në të dy anët e kufirit për të u pajtuar me detajet dhe pikat e kontaktit të këtij projekti njofton Plava e Gucia Sot.