Shoqata malaziase në Kosovë prpozon që Rruga Deçan – Plavë të emërtohet “Radovan Zogoviq”

Prishtinë, 1 mars 2018

– Shoqata e malazezëve të Kosovës u ka kërkuar institucioneve të Kosovës dhe të Malit të Zi që rruga Plavë – Deçan të mbajë emrin e Radovan Zogoviqit.

Kjo shoqatë vlerëson se pagëzimi i rrugës Plavë –Deçan me emrin e Zogoviqit do të ishte konfirmim i marrëdhënieve të mira fqinjësore ndërmjet Malit të Zi e Kosovës, por edhe konfirmim se Kosova e Mali i Zi, përkatësisht malazezët e shqiptarët nuk kanë harruar të mirat e tij si dhe veprat e tij letrare e njerëzore. .

“Radovan Zogoviq është shenja mbrojtëse e malazezëve autentikë nga Kosova, ndërsa vepra e tij letrare është testament dhe udhërrëfim për të gjithë njerëzit vullnet mirë’, thuhet në kumtesën e shoqatës, të nënshkruar nga kryetari i saj Slobodan M. Vujiçiq.

Radovan Zogoviq është shkrimtar malazez i shekullit të 20–të, i njohur për qëndrimin e tij miqësor ndaj shqiptarëve. Në poemën e tij “Këngët e Ali Binakut” ai dëshmon shtypjen dhe tiraninë e Mbretërisë serbe ndaj shqiptarëve.

Zogoviq  është varrosur në varret e Deçanit, sipas amanetit të tij. (r.m.)