Rruga e re Podgoricë-Guci, përmes Shqipërisë më në fund mund të funkcionalizohet gjatë kësaj vere.
Janë kryer 99,5 % të punëve në pjesën e fundit nëpër kanjonin e Cemit, e në MPB presin që vendkalimi kufitar Shqipëri – Mali i Zi , Grabon – Cem i Trieshit do të hapet deri më 15 qershor 2021.
Në këtë mënyrë rruga e deritashme nga Podgorica deri në Guci nëpër Platije, do të shkurtohet për 120 kilometra, gjegjësisht tani nga Podgorica deri ne Guci përmes Shqipërisë distanca do te jete vetëm 70km.
Vlen te thuhet se afati i fundit për përfundimin e punimeve ishte nëntori i vitit të kaluar, por është zgjatur për shumë arsye.
Në vazhdim shikoni videon e pergatitur nga Televizioni malazez Vijesti