Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Rrugëtimi i Lirisë i Batalionit “Atlantiku” 1999-2019

Në Tiranë filloj “Rrugëtimi i Lirisë” Batalionit “Atlantiku”, batalion ky që 20 vite më par u nis nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ti dal zot Kosovës dhe parandaluar gjenocidin serb.

Në manifestimin e përvjetorit të 20-të nisjes së Batalionit Atlantiku në mesin shumë veteranëve të këtij Batalioni, nga SHBA po marrin pjesë edhe bashkëvendësit tonë si Bruno  Selimaj aktivist i njohur i komunitetit shqiptaro-amerikan, si dhe disa nga  pjesëtarët e Batalionit Atlantiku nga Plavë Gucia që  në vitin 1999 ju bashkuan Luftës për lirin e Kosovës, si  Ismet Dedushaj, Milot Buçaj, Imer Kukaj, Brahim Selimaj dhe , Kujtim Goçaj.

Për këtë përvjetor jubilar na bashkërendim me Mark Gjonaj Këshilltarin e Bashkisë se New Yorkut dhe Batalionit Atlantiku janë paraparë shumë aktivitete në Kosovë dhe Shqipëri si vendosja e 15000 flamujve kombëtar në rrugën e kombit, nisme kjo që  ka befasuar për të mirë  qytetarët e Kosovës dhe Shqiperis të cilët po shijojnë kilometra të tëra gjatë rrugëtimit nën valëvitjen e flamujve kuq e zi, të cilët ishin vendosur çdo 100 metra.

Esad Gjonbalaj

Presidenti i Shqipërisë Meta dekoron Batalionin shqiptar amerikan Atlantiku me Titullin “Kalorës I Urëdhërit të Flamurit”
Pjestaret e Batalionit Atlantiku, Tirane 15 Prill 2019

Djemtë e Plave Gucisë, ne lufte për çlirimin e Kosovës

Nga e majta ne këmbë Cene Haxhaj, Haxhe Balidemaj, Demë Hasangjekaj, Sadri Mehaj. Kujtim Gocaj, Ismet A Dedushaj

Maj 1999 Burrel, Shqipëri
Exit mobile version