Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se trupat e tij do të ndërmarrin veprime në rajonin e Ukrainës të kontrolluar nga separatistët, të cilin ai e njohu si të `pavarur` këtë javë.
Ndërkohë ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleb, ka shkruar në Twitter se Putini ka nisur “pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës”.
“Qytetet paqësore të Ukrainës janë nën sulme. Kjo është një luftë agresioni. Ukraina do të mbrojë veten dhe do të fitojë. Bota mund dhe duhet ta ndalojë Putinin. Koha për të vepruar është tani”, ka shkruar ai në Twitter.
Ndërsa ambasadori ukrainas në Kombet e Bashkuara u bëri thirrje vendeve të tjera anëtare që të “ndalojnë luftën”, në një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
“Është përgjegjësi e këtij organi të ndalojë luftën. Kështu që unë i bëj thirrje secilit prej jush që të bëjë gjithçka që është e mundur për të ndaluar luftën”, i tha Sergiy Kyslytsya këshillit.
Dhe gazetarët dhe dëshmitarët e CNN në qytetet anembanë Ukrainës kanë raportuar se kanë dëgjuar shpërthime në orët e para të së enjtes.
E ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara – – gjatë një takimi urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së – tha se presidenti rus Vladimir Putin kishte “përçuar një mesazh lufte” duke njoftuar operacionin e tij ushtarak në rajonin Donbas të Ukrainës lindore.
“Në fjalët e mia sonte, unë thashë se ne parashikuam sulmet e rreme të Rusisë… Fatkeqësisht, ndërsa jemi mbledhur sonte në Këshillin e Sigurimit. duket se presidenti Putin ka urdhëruar hapin e fundit”, tha ambasadorja e OKB-së, Linda Thomas-Greenfield.
“Në kohën e saktë kur jemi mbledhur në këshillin për të kërkuar paqen, Putini dha një mesazh lufte në përbuzje totale për përgjegjësinë për këtë këshill… Këshilli do të duhet të veprojë dhe ne do të vendosim një rezolutë në tavolinë nesër. Siç tha Presidenti (Joe) Biden sonte, vetëm Rusia është përgjegjëse për vdekjen dhe shkatërrimin që do të sjellë ky sulm dhe Shtetet e Bashkuara dhe aleatët dhe partnerët tanë do të vendosin në mënyrë të bashkuar dhe vendimtare”.