Vitet kalojnë dhe sjellin këto rrebeshet e rrepta të shiut të vjeshtës, të shoqëruara me vërshime të shumëta, ndërkaq ne vuthjanve na bie në mend një vepër heroike e bashkëvendësit tonë Sadri Rexhep Ulajt. Sot Sadriun e kemi në moshë të thyer rreth 90 vjeçare, por ne bashkëvendësit e tij e kujtojmë me krenari mëngjesin e hershëm vjeshtor të vitit 1965 ku Sadriu ishte protagonist i një ngjarje heroike.
Vuthjanët e vegjël të atij mëngjesi vjeshtor të etur për dije sikur rrebeshet dhe shirat nuk i ndalonin dot. Një tufë e fëmijëve nga lagjja e Vuthjave, Katuni i Sirëm ishin nisur në drejtim të shkollës së fshatit, por për te arritur tek shkolla atyre u duhej të kalonin “Sheun” përrockën sezonale që mbushet me ujë të furishëm vetëm kur ka të reshura të dendura atmosferike. Rrugëtimi i vogëlushëve drejt shkollës me mot të lig e me nivele të ngritura te ujërave i shpiente ata mu përskaj të shtëpisë se Sadri Rexhep Ulajt. Mungesa e një ure te thjeshtë për ta kaluar “Sheun” do të sjellte në pah dy elemente që dallojnë e karakterizojnë vuthjanet ndër shekuj : fisnikërinë e tyre si dhe etjen e madhe për dije. Fëmijët donin ta kalonin lumin me çdo kusht për të arritur në shkollë, por jeta e tyre ishte në rrezik sepse nëna natyrë din të bëjë çudira me forcën e saj. Duke kaluar “Sheun” përmes një vigu në ato momente vie një sasi e furishme e ujit e përzier me borë nga bjeshkët, dhe uji i rrëmbyeshëm merr me veti tre fëmijë : Mire Halil Ahmetaj, Xhevahire Shaban Ulajn dhe Zog Sokol Bruçajn. Në ato momente kur uji i furishëm kishte rrëmbyer fëmijët Sadriu gjendej në oborrin e shtëpisë së tij dhe pa u hamendur ishte vërsulur në Sheun e tërbuar duke arritur me forcë mbinjerëzore ti nxjerrë nga valët Miren dhe Xhevhiren . Fisniku vuthjan Sadri Ulaj kishte vazhduar të luftonte kundër fuqisë së natyrës për ti dalur ne ndihme Zogut te vogël të cilin valët e ujit të tërbuar të Sheut e kishin rrëmbyer pamëshirshëm dhe tentonin ta fusin ne thellësi.
Uji i Sheut me rrebeshet e tij e kishte bartur Sadriun dhe Zogun nëpër gurë e drunjë disa qindra metra më poshtë në afërsi te lagjes së Gjonbalajve, por ballafaqimi kishte përfunduar fatkeqësisht tragjikisht, meqë si rrjedhojë vogëlushi Zog Sokol Brucaj kishte humbr jetën e Sadri Rexhep Ulaj kishte pësuar lëndime të rënda trupore dhe në gjendje të rënd nxirret nga disa vuthjan.
Trimëria e tij dhe sakrifica e tij do të mbesin përgjithmonë simbol vlerash të veçanta që duhet të shkruhen e mos të harrohen kurrë.
Veprat e Sadrisë janë te përmasave që edhe mund të shërbejnë si motive edhe për skenare filmash. Heroizmi dhe sakrifica për te tjerët nuk përfundojnë me kaq:
Ballafaqimi me ariun:
Sadri Rexhep Ulaj si hobi dhe pasion gjatë kohës se rinisë kishte pasur gjuetinë. Ne bjeshkë të Vuthajve, në vendin e quajtur Shtegu i Bidashes, Sadriu kishte dal për gjah së bashku me vuthjanët Sali Ramë Vucetaj ( Sali Katuni) dhe Shaban Beka Ulaj.
Një ditë e rëndomtë kënaqësie në natyrë ishte shndërruar në një heroizëm të paparë se si vihet jeta në rrezik për ti dalë në ndihmë shokut duke rrezikuar jetën tende.
Gjatë gjuetisë ata kishin plagosur një ari, dhe duke përcjellur gjurmët dhe njollat e gjakut të ariut papritmas ariu iu kishte vërsulur dhe kishte atakuar Sali Ramë Vuçetajn, duke kafshuar ne këmbë Salihin, dhe duke tentuar ta fus poshtë nën vete. Jeta e Salihut ishte në rrezik. Ishte çështje e jetës a vdekjes dhe sekondat ishin shumë te gjatë.Në ato çaste Sadriu pa fije frike iu ishte afruar me pushkën e tij të markës karabin dhe duke u kujdesur që mos e lëndon Salihun, fyt me fyt me bishën e egër e kishte vrarë ariun me katër plumba duke shpëtuar në këtë mënyrë shokun e vetë nga vdekja e sigurtë edhe pse e kishte rrezikuar jetën e vetë për ti ndihmuar shokut. Kështu ishin të kalitur dhe edukuar djemtë vuthjanë që kur të gjinden shokët e vetë në vështirësi të mos mendohen dhe të mos hezitojnë fare për jetën e vet po për ndihmuar e tjetrin Vuthjan ja vlen edhe të vdiset.
Sadri Rexhep Ulaj dhe veprat e ti te trimërisë e fisnikërisë, ishin, janë dhe do te mbeten si thesar i vlerave mirëfillta dhe te veçanta te Vuthjave te kohës, vlera këto qe duhet te vazhdojnë te trashëgohen ndërbreza për tu mos harruar kurrë..
Përgatitur dhe shkruar nga:
Kelmend Ahmetaj
Esad Gjonbalaj