Ulqin 19 Janar 2019
Në Ulqin u mbajt Kuvendi VIII (zgjedhor) i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi.
Nga ky Kuvend u zgjodh kryetari i ri dhe kryesia e re e Lidhjes Demokratike në Mal te Zi. Kryetar i ri i këtij subjekti politik u zgjodh z. Saubih Mehmeti.
Z. Mehmeti në këtë post do të zëvendësojë z. Mehmet Bardhi, kryetarin e parë dhe të vetëm të LD në MZ që nga themelimi, subjektit të parë politik të shqiptarëve në Mal të Zi.