Së shpjeti në duart e lexuesit vepra: “Skender Imer Thaçi mes Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi”

Në duart e lexuesit së shpejti do të jetë në dispozcion  vepra e shkrimtares Leonora Laçi, “Skender Imer Thaçi mes Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi” rrëfime jetësore.  Autorja e kësaj vepre voluminoze nder te tjera për lexuesin ne parathënie  thekson:

DY FJALË PËR LEXUESIN

Libri “Skender Imer Thaçi mes Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi” ka rrëfimet jetësore, ngjarje që i shërbejnë historisë kombëtare.

Babë e bir që pikëtakohen në kohë të ndryshme.

Imeri luftoi për nacionalizëm kundër komunistëve sllavë e shqiptarë e Skenderi që luftoi për lirinë e demokracinë në prag të viteve ‘90. Të dy e deshën fort lirinë, i pari e mori me vete, ndërsa i dyti e ka arritur atë.

Si studiuese ndjej krenari për të parin dhe mirënjohje për të dytin.

Krenari dhe mirënjohje që të dy pukjanë e deshën atdheun në formë unikale, Imeri humbi dhe jetën për Ideal, ndërsa Skenderi po vazhdon aty ku e la i ati. Imeri përdori pushkën e Skenderi fjalën. Shqiptarija ka nevojë për më shumë njerëz të tillë të besës e burrërisë.

Skenderi ndihmoi proceset demokratike në Shqipëri, Skenderi me Ma- rianen ndihmuan zhvillimin ekonomik e social të Shqipërisë e Kosovës.

Si autore e këtij libri ndjej krenari që emri im është i shënuar në një libër që na njeh me ngjarje historike të rëndësishme të periudhës së Luftës së Dytë Botërore, peripecitë e jetës së Imerit dhe Rrustemit, aktivitetin patriotik të këtyre të dyve dhe vazhdimësinë që pasoi nga Skender Thaçi me veprim- tarinë e tij në Shqipëri e Kosovë në kuadër të Shoqatës Shqipëri – Austri dhe angazhimet e tija të pandalura deri më sot.

Një libër që na jep shumë mësime për sakrificën, suksesin, vetëflijimin. Që na përçon mesazhe të qarta mbi jetën e për jetën.

Nëse do të bëhesh i suksesshëm duhet të kesh kryeultësi, karakter, dashuri për atdheun e familjen.

Nëse do të bëhesh i pasur, fillimisht pasurohu me dashuri për gjithçka rreth teje, ofro dashuri pa pritur asgjë në kembim.

Mbaje kokën lart, mos prano të bëhesh urë për askënd, mos u angazho me politikë, ka plot forma për të kontribuar për vendin tënd.

Çdokush që do të lexojë faqet e këtij libri do të mund të njohë Skenderin. Skenderi nuk ka pasur asgjë të shtruar, është krenar që ka provuar të gjitha llojet e punëve.

Është krenar për nënën Bade që i mësoi binjakët Skender e Nerim që të mos mbusheshin me urrejtje.

Por përpara se të njohësh Skenderin, do njohësh frymëzuesit e tij, do njohësh ata që e shoqëruan në rrugëtimin jetësor: Imeri, Badje, Cucja, Ma- riana.

15

Një rrugëtim sa i vështirë dhe i guximshëm për të. Një rrugëtim pa shtigje të hapura, një rrugëtim që pati pengesa e gracka. Por Skenderi nuk u ndal edhe kur mirësinë ia morën për dobësi.

Mirëqënia e Kosovës dhe Shqipërisë ishte përpara mirëqënies personale, të cilat ishin në pararojë…

Kur ishte Kosova keq, edhe ai ishte keq, kur Shqipëria lengonte nga krizat ai ishte aty për t’i treguar që nuk është e vetme.

Në këtë libër rrëfehet historia familjare, sesi jeta e tyre mori një kthesë që do shenjojë përgjithmonë të ardhmen.

Historia jetësore e tij është e çuditshme dhe paradoksale: “Të jesh shqip- tar por të vijë me vizë në Shqipëri, te jesh kosovar por të hysh tinzash në Kosovë, e shteti kroat të të ofroj një pasaport.”

Peripecitë dhe dallgët e trazuara të së kaluarës do të jenë për shumë kohë aty, sa për t’i treguar se kush ishte e nga vinte.

U desht ardhja demokracisë që të bashkohen familjet e dy anëve të ku- firit. Jetën e nisi nga zeroja, shumëkush dorëzohet rrugës. Por jo ai.

Puka si vend prejardhja e tij ndikoi në formësimin dhe qëndrimet e palëkundura që ai mban, ndikoi në temperamentin, ndihmën konkrete për këtë vend por jo vetëm aty. Pasi ndihmesa e tij ishte cep më cep të Shqipërisë e Kosovës përgjatë 30 viteve. Ky libër i kalon kufijtë e një libri monografik, në të do të gjeni ngjarje të gëzueshme e të dhimbshme.

FALENDERIME

Ky libër nuk do të ishte realizuar në formën e dëshiruar pa konsultimet e vazhdueshme me ish Ambasadorin z. Mal Berisha. Falënderoj zonjën Ma- rianna Graf që dhe ajo u bë pjesë e këtyre rrëfimeve. I jam falënderuese miqve të Skenderit që me kënaqësi u bënë pjesë e këtij botimi që të shkruanin sesi e njihnin Skenderin dhe nuk hezituan për asnjë moment që t’i shkruanin në letër ato mendime që ata ruanin për mikun e tyre.