Pas debateve lidhur me caktimin e mbledhjes së Kuvendit të Malit të Zi më 24 nëntor, datë e cila përkon me mbajtjne e Kuvendit famëkeq të Podgoricës në vitin 1918, klubet ranë dakord që e njëjta të shtyhet për më 2 dhjetor. Këtë e ka njoftuar në rrjetet sociale vetë kryetari i Kuvendit, Aleksa Beçiq.
Disa klube patën ankesa lidhur me caktimin e kësaj datë për votimin e qeverisë së re të vendit, edhe pse në të njëjtën datë u votua kryetari i Kuvendit të mëparshën, Ivan Brajoviq.
Seanca e Kuvendit të Malit të Zi shtyhet për më 2 dhjetor
