Serbët “pushtojnë” Shqipërinë

Shqipëri

Kjo fundjavë në pikën e kalimit kufitar të Morinës ka nisur me fluks të lartë mjetesh nga Kosova drejt Shqipërisë. Bregdeti shqiptar tashmë mbetet destinacioni kryesor i kosovarëve që kanë nisur edhe pushimet sezonale. Kjo për shkak të turizmit “patriotik” leverdisë ekonomike dhe qetësisë që ofron bregdeti shqiptar pavarësisht se pushuesit nga Kosova thonë se ka vend edhe përmirësime.

Por, bregdeti shqiptar duket se edhe këtë sezon ashtu si vitin e kaluar po bëhet gjithnjë më i preferuar edhe nga qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe Serbia.

Bratislavi shtetas nga Serbia së bashku me bashkëshorten dhe fëmijët këtë të shtunë po udhëtonte për herë të parë për pushime drejt Durrësit. Ai thotë se do të qëndrojë 10 ditë për pushime dhe se bregdeti shqiptar i pëlqen shumë.

“Bregdeti shqiptar nuk ka ndryshim nga bregdeti grek” thotë Bratislavi, i cili i pyetur se a ka frikë kur udhëton me targa të Serbisë në Kosovë dhe Shqipëri tha se nuk ka problem se është nga Serbia dhe nuk ka frikë për të pushuar në Shqipëri.

Ndërkohë policia kufitare e Morinës bëri me dije se fluksi ka nisur që në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës, por fluks ka patur edhe pasditen e së premtes.

Sipas policisë kufitare që me fillimin e sezonit turistik në Morinë po punohet me procedurë të përshpejtuar dhe me gjatë sportele. E njëjta procedurë është ndjekur edhe para fillimit të sezonit turistik 2021 ku ka patur një fluks të madh të qytetarëve dhe mjeteve nga Kosova por edhe vendet e tjera të rajonit.