Serbët tentojnë grushtshtet në Malin e Zi, bllokohen shumë rrugë të vendit

Serbët në Malin e Zi janë duke zhvilluar protesta kundër projekt-ligjit për komunitetet fetare.

Për shkak të kësaj, qyteti i Budvës është bllokuar dhe nuk po mund të bëhet qarkullimi i lirë i veturave. 

Autostrada Berane-Bijelo Polje ishte bllokuar. Po ashtu është bllokuar edhe një rrethrrotullim në Budva, dhe një grup qytetarësh nga Herceg Novi bllokuan edhe rrugën në Zelenica.

Nga serbët është bllokuar edhe hyrja e Aeroportit të Podgoricës.

Indeksonline është në kontakt me një mërgimtar shqiptarë që ka mbetur i bllokuar dhe nuk po mund të lëviz nga qyteti i Budvës.

“Nuk po na tregojnë asgjë. Janë bllokuar hyrjet dhe daljet. “, është shprehur qytetari. 

Në protestat në Malin e Zi, protestuesit serb ka thirrje edhe për Kosovën.