Ministria e Drejtësisë e Serbisë i ka dërguar kërkesë -lutje Italisë për ta ekstraduar Ismail Morinën– Ballistin i cili dyshohet se në ndeshjen e futbollit Serbi – Shqipëri në Beograd në vitin 2014 me anë të dronit kishte lëshuar në stadium hartën me viset etnike të shqiptarëve.
Bashkë me lutjen, siç njofton tanjug, organeve kompetente italiane u është dërguar edhe dokumentacion përkatës me të cilin pretendohet të arsyetohet kërkesa nga Beogradi.
Morina shkoi në Itali pasi kohë më parë ministri kroat i Drejtësisë Drazhen Boshnjakoviq kishte refuzuar të jepte pëlqimin për dorëzimin e ti në Serbi.