Plavë 20 Mars 2018
Departamenti i Sizmologjisë i Institutit për Hidrometeorologji dhe Sizmologji i Malit te Zi sot, në orën shtatë e 24 minuta, regjistroi një tërmet me intensitet të ulët me epiqendër nëntë kilometra në perëndim të Plavës.
“Forca e këtij tërmeti në epiqendër ishte 3.1 njësi të shkallës Rihter, e cila korrespondon me intensitetin në epiqendër të shkallës V të shkallës së Merkalit (MCS). Thellesia e këtij tërmeti ishte në një thellësi prej nëntë kilometrash, “theksuan zyrtar kompetent te Institutit Sizmologjik.
Ky tërmet per nga forca e goditjes nuk mund të shkaktojë dëme materiale në rajonin epiqendrës se ti.
Që nga muaji Janar rajonin e Plavës kanë goditur disa tërmete të fuqishme duke shkaktuar edhe dëme materiale dhe krijuar panik të banoret. Dridhjet e shumta dhe kaq të shpeshta si këtë vite janë të pa zakonta theksojnë banoret e Plavë Gucisë. /Plava e Gucia Sot
Linku ne Googel Map i Epiqendrës
https://www.google.com/maps/place/42°40’48.0″N+19°46’12.0″E/@42.2412577,19.603041,66208a,35y,35.25t/data=!3m1!1e3!4m5!3m4!1s0x0:0x0!8m2!3d42.68!4d19.77