Sërish situatë problematike në Han të Hotit, punëtorëve shqiptarë u kërkohen tampon negativë për të kaluar në Mal të Zi

Për të dytën ditë me radhë, situata paraqitet problematike në pikën kufitare të Hanit të Hotit. 

Gazetari Senad Nikshiqi raporton për “BalkanWeb”, se punëtorëve shqiptarë që shkojnë për të punuar në Mal të Zi, u kërkohet çdo ditë tampon për të kaluar. 

Në një prononcim për mediat, një nga punëtorët, u shpreh se edhe pse ai ishte i pajisur me vaksinë anti-COVID sërish nuk është lejuar për të kaluar në vendin fqinj, ndërsa i bëri thirrje qeverisë që të merret dhe të normalizojë këtë problematikë.