Një tërmet me magnitudë 4.5 e shkallës Rihter është regjistruar rreth orës 13:39 të mesditës së sotme në një distancë prej 72 kilometrash në verilindje të Tiranës.
Mësohet se epiqendra e tërmetit ishte 26 kilometra në Kukës dhe 18 kilometra në Kurbnesh.
Tërmeti kishte një thellësi prej 10 kilometrash.
Lëkundjet kanë zgjatur disa sekonda dhe janë ndjerë dhe në kryeqytetin shqiptar. /Ora News/