Shaip Kamberi, udhëheqës i Partisë për Veprim Demokratik, ka fituar edhe një mandat tjetër të përfaqësimit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Kuvendin e Serbisë.
Kamberi ka fituar 11.500 vota, e të cilat janë të mjaftueshme për mandatin e ri në Kuvendin e Serbisë.
Ndërkohë, Alternativa Demokratike Shqiptare e Shqiprim Arifit ka marrë vetëm 1,250 vota.
Ndërsa, në këto zgjedhje, shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk kanë arritur të krijojnë një koalicion të përbashkët.
Kështu shqiptarët kanë garuar me dy lista të ndara: “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon-Shaip Kamberi” dhe “Alternativa Demokratike Shqiptare-lugina e bashkuar”.
Të drejtë vote kishin 112 mijë votues nga Kosova, përfshirë shqiptarët e Luginës që jetojnë këtu dhe serbët e Kosovës.
Për herë të katërt, Kamberi do të jetë zëri i shqiptarëve në Kuvendin serb