SHBA: Aktivisti i komunitetit shqiptaro-amerikan nga Ana e Malit humb betejën me Covid-19 në moshën 43 vjeçare

Me pikëllim të thellë pranuam lajmin e vdekjes së bashkëvendësit tonë Kadri Tagani. Ai humbi betejën me Covid-19 në moshën 43 vjeçare, kështu shkruan ndër të tjera për këtë rast Xheladin Zeneli, ish deputeti shqiptar në Kuvendin e Malit të Zi ne profilin e tije ne facebook.

Në radhë të parë kjo është një humbje tragjike, tepër pikëlluese e paimagjinueshme dhe padyshim shumë e parakohshme për anëtarët e Familjes së tij, por njëkohësisht është edhe një humbje për komunitetin shqiptarë anamalas në Nju Jork me rrethe.

Kadriu ishte aktivist i komunitetit dhe pjesëmarrës i veprimtarive të Shoqatës “ Ana e Malit”, posaçërisht atyre sportive, përkatësisht në turnirët e futbollit, qofshin ata në piknikët vjetor të komunitetit tonë apo në turnire të tjera që u mbanin në salla të mbyllura. kështu shkruan ndër të tjera për këtë rast Xheladin Zeneli, ish deputeti shqiptar në Kuvendin e Malit të Zi.

Rrjetet sociale mbrëmë dhe sot si të vetmin lajm kishin vdekjen e Kadriut. Dhimbja e madhe shfaqej gjithandej.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i bashkëvendasve tonë që jetojnë në SHBA të cilët brenda ditës nëpërmjet platformes Gofundme arritën të mbledhin shumën mbi $160 000 për të ndihmuar familjen e të ndjerit.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet në SHBA

https://www.facebook.com/photo/?fbid=3490159251014039&set=pcb.3490168631013101&__cft__[0]=AZVvo1lvfG4165fnjn1bKUg9W5wqpr-K2YZjQSXj_d2FklKBwqmlqDwpgBj3yULtyc6AHx6eHsZ4SWLOaL9wQDZSEVxMg06_yGBEK9_jsoBUahYb8jsfvvGbRyF-ttnhfqw&__tn__=*bH-R