Tre shqiptaro-amerikanët që u vranë në sulmin mbi kullat binjake ishin Mon Gjonbalaj, Simon Dedvukaj dhe Rrok Camaj, të cilët edhe punonin në këto kulla. Mbi 3 mijë njerëz humbën jetën kur rrëmbyesit përplasën katër aeroplanë mbi kullat binjake në Qendrën Botërore të Tregtisë në New York, mbi ndërtesën e Pentagonit në Washington dhe në një fushë në shtetin Pennsylvania. Në mesin e viktimave që humbën jetën ishin shtetas të më tepër se 70 vendeve, një bote ne miniature dhe në mesin e tyre edhe tre shqiptaro-amerikanët.
Lavdi të rënëve.
Zoti e bekoftë Amerikën
/Plava e Gucia Sot