Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Shërbimet Komunale të Gucisë pastrojnë me vonesë rrugët e mbuluara me borë dhe akull

Guci

Pas shkrimeve e lëvdatave qe ka marrë Veprimtaria Komunale e Gucisë lidhur me faktin që kishin qenë paraprakisht të përgatitur për tu përballuar me borën e parë që ra në territorin e komunës së Gucisë me makineri e borëpastrues, si duket lëvdatat “i morren mësysh” meqë kjo praktikë e mirë zgjati shkurt.

Brenda dhjetë ditëve të para të muajit dhjetor bora ka rënë edhe dy herë të tjera në lartësi me nga 15 centimetra dhe deri më sot, 10 Dhjetor askush nuk e ka çarë kokën që ta ndez makinerinë komunale për ti pastruar rrugët e fshatit.

Në pasditen e sotme, bora  fatmirësisht është pastruar me vonesë nga rruga duke e lehtësuar kështu qarkullimin drejt Vuthajve dhe vendbanimeve tjera te Komunës se Gucisë.

Gjithashtu është deklaruar se komunalia ka siguruar sasi te mjaftueshme te kripës, mirëpo për ironi pikërisht atëherë kur ishte më së shumti e nevojshme, ne ditët e ftohta te javës se kaluar, as kripa nuk është hedhur fare  në rrugë kështu që përmes  rrugës së ngrirë e të mbuluar me bore e me akull ishte pothuajse e pamundur ngjitja ne pjesën e epërme te fshatit Vuthaj.

Urojmë që në të ardhmen shërbimet (largimi i borës e hedhja e kripës) te kryhen në kohë të duhur e jo me vonesa disaditëshe,  për çka janë të obliguar meqë banoret edhe paguajnë shërbimet e tyre./Plava e Gucia Sot

Exit mobile version