Site icon PLAVA E GUCIA SOT

SHKA “MAJA E KARANFILIT” Plavë-Guci mori pjesë në Manifestimin “Për ty Kosovë” në Kukës (foto)

Manifestimi “Për ty Kosovë” në Kukës  u mbajt me 16 Prill 2019 në përkujtim të 20 vjetorit të eksodit të  mase 500000 vëllezërve tanë nga Kosova, të cilët u detyruan të linin shtëpitë e tyre për shkak të dhunës dhe mizorisë serbe.

Manifestimi “Për ty Kosovë” në Kukës u organizua nga “Unionit Artistik i Kombit Shqiptar ” me në krye mjeshtrin e madh z.Azgan Haklaj. Pjesëmarrës ishin shumë ansamble nga të gjitha trojet shqiptare ,ministri i diasporës Pandeli Majko, kryetari i bashkisë se Kukësit, kryetari i komunës së Mitrovicës zt Agim Bahtiri , si dhe këngëtarët e mirënjohur  Nikollë Nikprelaj, Meda, Gëzim Nika, Petrit Lulo etj.

Ku shoqëria jonë plevë-guciase u paraqit denjësisht me dy pika muzikore. SHKA “MAJA E KARANFILIT”  në këtë mënyrë po vazhdon te jetë ai promotori i mirëfilltë i vlerave dhe trashëgimisë  kulturore të trevës tone gjithandej botes shqiptare.

Rilinda Gjonbalaj

/Plava e Gucia Sot

Exit mobile version