Me rastin e situatës së re të krijuar nga pandemia Covid-19, Shoqata e mërgimtarëve “EURO Gusinje”, me seli në Nju Jork, ka vendosur ta ndihmojë Qeverinë e Malit të Zi, gjegjësisht Trupin nacional koordinues të saj me 10 mijë dollarë, kurse komunat e Gucisë dhe Plavë me 5 mijë dollarë.
Të mërkurën, më 15 prill, në Guci dhe Plavë, në pajtim me rekomandimet e Trupit nacional koordinues, përfaqësuesit e Shoqatës në fjalë, në bashkëpunim me Komunën e Gucisë, kryesinë e Bashkësisë islame dhe përfaqësuesit e Kryqit të kuq të Plavës, kanë shpërndarë 144 pako ndihmë me artikuj themelor jetësor, nevojtarëve në vlerë prej 5 mijë dollarësh.
“Falënderojmë në bashkëpunim përfaqësuesit e Komunës së Gucisë, kryetaren e komunës, Anella Çekiq, dhe nënkryetarin e komunës, mr. Huso Brdakiq, të cilët kanë ofruar ndihmën logjistike me rastin e shpërndarjes së pakove në fjalë, vullnetarëve të Kryqit të kuq, në krye me sekretare, Ellvira Mulliq, Bashkësinë lokale të Gucisë, imamin Allen Shaboviq, dhe koordinatorin e shoqatës sonë, z. Allen Seferagiq”, thuhet në komunikatën e nënshkruar nga kryetari i Shoqatës, z. Mirzet Vukel.
Shaban Hasangjekaj