Shoqata “Malësia e Madhe” NY, dhuron 30.000$ për të prekurit nga termeti në Shqipëri

Me një vendim unanim, dhe ne mënyrë urgjente shoqata “Malësia e Madhe”,ne New York,te SH.B.A,ka vendosur qe te dhuroje nja vlerë parash prej 30.000 dollarësh për te prekurit nga tërmeti i ditëve te fundit i rene ne Shqipëri.

Vendimin e ka marr kryesia e kësaj shoqate, e cila aktivitetin e saj e ushtron prej 25 vitesh ne New York,kte lajm për “Zanin e Malësisë” e ka ber te ditur, kryetari i kësaj shoqate Nikoll Juncaj, i cili  eshte edhe ishë pjesëtar dhe luftëtar i UCK-se ne Kosove. Përveç këtij vendimizt Junçaj ka konfirmuar se brenda pak ditësh, do te organizohet një takim me komunitetin e Malësorëve te Malësisë se Madhe ne New York, për grumbullim fondesh te tjera, pasi kjo shume prej 30.000 dollarësh ka qene një dhuratë e vete shoqatës, takim qe pritet te bej te mundur grumbullimin edhe te shumave te tjera. Si gjithnjë malësoret e kanë dhën shembullin te parët, pritet qe edhe shoqata dhe organizata te tjera, të kryejnë te njëjtin veprim, numeri i te cilave dhe qe janë Shqiptare vetëm ne New York, kap një numër prej 52,organizatash dhe shoqatash te ndryshme. Gjithashtu pritet qe fonde do te grumbullojnë edhe institucionet fetare, siç janë Kishat dhe Xhamit, Shqiptare te New Yorkut.

Kujtojmë anëtarët e kësaj shoqate kryesisht, janë te ardhur ne New York nga Komuna e Tuzit, që është nen administrimin shtetëror te Malit te Zi, komunë e cila përbehet nga shumica e popullsisë Shqiptare, e veçanërisht me Malësorë te Malësisë se Madhe. /ZaniiMalsise/