Hajrullah Hajdari
Përkundër masmarrëveshjeve dhe defekteve organizative, intelektualët e kohës vazhduan punën
për organizimin civil dhe politik të shqiptarëve. Për kohën, por edhe sot, organizimi i
shqiptarëve, në cilën do mënyrë qoftë ishte më së i nevojshëm.
- Themelimi i Forumit Demokratik të shqiptarëve në Mal të Zi
Intelektualët shqiptarë që kishte nisur iniciativën për themelimin e një asosiacionit për studimin e
çështjes shqiptare, që në fillimin e punës ishte përballuar me mendime të ndryshme për formën e
organizimit përfaqësues të shqiptarëve.Gjithsesi ata të cilët u pozicionuan në përkrahje të idesë
për themelimin e asosiacionit jopartiak, më 26 gusht 1990, themeluan Forumin Demokratik të
Shqiptarëve në Mal të Zi, me seli në Ulqin. Po në atë mbledhje Forumi aprovoi programin,
statutin dhe zgjodhi kryesinë e tij, në krye me intelektualin e mirënjohur Gjergj Gjokaj, por nuk
shkoi mëtej. Kjo për faktin se Forumi nuk u zyrtarizua asnjëherë si përfaqësues legjitim i
interesave të shqiptarëve edhe pse infrastruktura ligjore tash më e lejonte regjistrimin e
shoqatave.
A ishte i qëlluar vendimi për themelimin e një asosiacioni jopartiak, i cili duhej të merrej me
studimin e pozitës së shqiptarëve në Mal të Zi?! Studime për poziten shqiptarëve ishin atëherë të
nevojshme dhe të mirëseardhura siç janë edhe sot e kësaj dite, por shqiptarët e dinin pozitën
diskriminuese të tyre. Shqiptarët në Mal të Zi, që në kohën e okupimit nga Mali i Zi ( në
Kongresin e Berlinit dhe Konferencën e Londrës) e deri në ditët e fundit të ish-Jugosllavisë ishin
përballur vazhdimisht me qëndrimin nënçmues e arrogant të këtij shteti ndaj të drejtave dhe lirive
qytetare e mbi të gjitha kombëtare të tyre. Prandaj kishte ardhur koha për një organizim të
mirëfillt e legjitim (të zyrtarizuar), i cili do të kishte fuqi ligjore për t’u vënë në krye të kërkesave
të shqiptarëve, mbrojtjen dhe avancimin e tyre. Ndaj, të gjithë ata që patën guximin e filluan të
mendonin e të merren me çështjen shqiptare duhej që në fillim t’i kordinonin veprimet dhe të
gjenin rrugën më të mirë, e të veprojnë të bashkuar, duke pasur parasysh rrethanat politike të
kohës.
Përvojat dhe modalitetet ekzistonin.
Duke analizuar rrethanat politike të kohës dhe kushtet që mbretëronin atëherë, nuk me duket se
ky bashkëpunim ka ekzistuar. Përkundrazi, që në fillim u vrejtën dallime esenciale, së pari në
konceptin dhe formën e veprimit dhe bashkëpunimit, dhe së dyti në interesin e programuar të
disa individeve të të dyja grupimeve.
Veprimet në kahje të ndryshme, me mosmarrëveshje e mos bashkërendim të veprimeve, së
shpejti do të tregohen si të dëmshme dhe përçarëse. Çështja shqiptare është dhe ishte një, s’kishte
dhe s’ka interes më madhor se sa çështja kombëtare! Bindjet e ndryshme mund të ekzistojnë,
por nuk mund të ketë zgjidhje të mirëfilltë për intersat kombëtare duke theksuar veten apo
dëshirën për të qenë në vëmendje të ngjarjeve të kohës e për t’u shndërruar më vonë në lider!
Pasojat e një fillimi të tillë patën ndikim negativ të zgjedhësit shqiptarë të cilat po i vuajm sot e
kësaj dite. Sidoqoftë, organizimi politik i shqiptarëve në Mal të Zi, për kohën ishte më se i
nevojshëm dhe i shumëpritur dhe padyshim të gjithë nismëtarët për themelimin e asioacionit apo
partisë politike meritojnë respekt të veçantë
Gjithësesi, dita e formimit të Forumit Demokratik të Shqiptarëve në Mal të Zi është ditë e
shënuar në kalendarin historik të shqiptarëve në Mal të Zi. - Themelimi i partisë së parë shqiptare – Lidhjes Demokratike në Mal të Zi
Siç kemi cekur më lart, një pjesë e intelektualëve ishin të mendimit se zgjidhja e çështjes politike
dhe ekonomike të shqiptarëve në Mal të Zi, më së miri mund të arrihet nëpërmjet përfaqësimit
politik, gjegjësisht me përfaqësimin nga vetë shqiptarët të zgjedhur me votën e lirë nga populli
shqiptar. Për këtë arsye, përkrahësit e këtij mendimi nisën iniciativen për themelimin e partisë së
parë politike të shqiptarëve në Mal të Zi.
Kështu, pa kaluar dy javë nga themelimi i Forumit Demokratik të Shqiptarëve, me pjesëmarrjen
e përfaqësuesëve nga të gjitha viset shqiptare – nga Ulqini, Ana e Malit, Kraja, Malësia, Rozhaja
dhe Plava e Gucia, më 9 shtator 1990, u themelua subjekti i parë politik shqiptarë në Mal të Zi –
Lidhja Demokratike në Mal të Zi, me seli në Tuz. Po në këtë ditë u aprovua statuti, programi dhe
udhëheqësia e partisë. Kryetar u zgjodh Mehmet Bardhi, nënkryetar Lekë Lulgjuraj dhe Tahir
Gjonbalaj ndërsa sekretar Nikollë Camaj. Siç shihet kemi të bëjmë me përfshirjen territoriale të
përfaqësimit partiak!
A ishte reale që selia e partisë së parë politike të shqiptarëve në Mal të Zi të jetë në Tuz, kur
dihet se numri më i madh i shqiptarëve në Mal të Zi jetonin në komunën e Ulqinit?! A ishtë ky
reflektim apo nevojë e vërtetë?! Sidoqoftë, reflektimet e tilla, të pakordionuara e më pak sens
politik, siç do të shohim më vonë do të kushtëzojnë vendosjen e disa rregullave të përfaqësimit
lokal apo krahinor duke lënë anash përfaqësimin profesioanal, të cilat u treguan më shumë të
dëmshme se sa të favorshme në rrugën e gjatë që pasoi për zgjidhjen e çështjes shqiptare, pasoja
të cilat po i vuajm edhe sot e kësaj dite!
Me statutin dhe programin, me të cilat u regjistrua në regjistrin e partive politike, e LDnë MZ-ja
u përcaktua si organizatë e pavarur e qytetarëve të lirë të RSFJ-së, e organizuar vullnetarisht,që
të marrë pjesë në mënyrë aktive në jetën politike, shoqërore e kulturore të mjedisit (vendit)që
nenkuptonte pjesëmarrjen në zgjedhjet politike dhe lokale. Ndërkaq, Forumi Demokratik i
themeluar dy javë më parë nuk mund të pretendonte për një veprim të tillë, pasi pa u regjistruar
mund të veprosh vetëm në suazat e ngritjes së vetëdijess kombëtare, por jo edhe të jesh pjesë
aktive e jetës politike e cila merret me problematikën e çështjes shqiptare. Pikërisht këtu
qëndronte dallimi, por cila ishte filozofia e veprimit të tillë?! Ka mundësi që të ketë mbizotëruar
mendimi se akoma është herët të veprohet politikisht pasi ekzistonte rreziku nga pushteti, nga
përndjekjet e çka jo tjetër, të cilat mund ta frenonin veprimin që në fillim. Ndoshta mendohej se
parimi “nga e njohura në të panjohurën, nga e afërta në të largtën” do të amortizojë sadopak
kundërshtimin e pushtetit, që në fillim nuk ndryshonte shumë nga ai komunist ndaj kërkesave të
shqiptarëve, e kështu do t’a kishini më lehtë për të vazhduar aktivitetin për avancimin e të
drejtave tëshqiptarëve! Pa argumente të mjaftueshme nuk mund të them diçka të tillë, por nese
do të ishte kështu nuk do të ishte aspak kolegiale ndaj atyre qytetarëve që u vendosën në krahun
e atyre që formuan partinë politike, sepse rreziku ishte më i madh. Nga ana tjetër filozifia e
veprimit me nuanca kushtëzuese pa pragmatizëm të theksuar, vështirë se ndonjëherë ka dhënë
rezultate pozitive. Madje ka përjashtime.
Sidoqoftë, tani më shqiptarët kishin subjektin e parë politik shqiptar në të cilin ishin drejtuar syt
e shumicës dërmuese të shqiptarëve në Mal të Zi, të të gjithë krahinave. Shpresat për avancimin e
të drejtave qytetare dhe kombëtare ishin të mëdha aq më tepër kur ekzistonte edhe një organizim
jo partiak (Forumi Demokratik) i cili po ashtu mund të kontribonte në artikulimin e kërkësave të
tyre dhe më një bashkëpunim dhe bashkërendim të veprimeve me partinë e themeluar politike,
gjasat për shpresat e shqiptarëve do të ishin më bindëse dhe patjetër më reale për t’u realizuar.
Edhe para themelimit të FD-së, por edhe pas themelimit të LDnë MZ-së, një numër jo i vogël i
shqiptarëve kishte aderuar në partitë malazeze apo në partitë e ashtaquajtura qytetare! Sigurisht
se kjo varej nga shumë faktorë dhe rrethanat politike si rrjedhojë e pasojave të lëna nga
komunizmi, sidomos në aspektin e identitetit kombëtar. Pikërisht për këtë arsye ishte e
nevojshme që të punohej shumë në kthimin e vetëdijes kombëtare e rrjedhimisht në zvoglimin e
numrit të shqiptarëve që bëhën pjesë e partive joshqiptare.Kjo për fillim, më shumë se asgjë
tjetër, pritej nga FD-ja e më vonë edhe nga LDnëMZ-ja. Por bashkëpunim nuk kishte, vemendja
e të dyja subjekteve u përqendrua më shumë në veprimet formale se sa esenciale kombëtare dhe
kështu, sot pas 32 viteve, çështja e identitetit kombëtar është e apostrofuar por e lënë në gjsëm të
rrugës, ajo sot është e rrezikuar. Numri i shqiptarëve në partitë joshqiptare është në rritje,
ndërkaq i përkrahësve të partive shqiptare në rënje drastike.