Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, ka zhvilluar një bisedë me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begajn.
KFOR-i njoftoi të martën se Shqipëria i ka ofruar mbështetje të plotë në zhvillimet e fundit, si dhe u ka uruar shërim të shpejtë ushtarëve të lënduar në protestat e serbëve.
Kjo u bë e ditur në Twitter.
“Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, zhvilloi një bisedë me Bajram Begajn. Presidenti i Republikës së Shqipërisë shprehu mbështetjen e plotë për misionin e KFOR-it dhe aktivitetet e tij, si dhe u uroi shërim të shpejtë ushtarëve të lënduar në demonstrata”, thuhet në njoftim.