Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur sot se në periudhën janar-prill 2021 eksportet kanë shënuar rekord historik.
Eksportet për 4-mujorin e parë të këtij viti shënuan rritje 35 për qind me bazë vjetore, duke arritur në 109 miliardë lekë. Edhe në raport me 4-mujorin 2019, tendenca është sërish në zgjerim, me 10 për qind.
Të gjithë sektorët shënojnë rritje të eksporteve, por ecuri më të mirë po e shënojnë eksportet e metaleve, si rrjedhojë e kërkesës së fortë dhe shtrenjtimi të ndjeshëm të çmimeve./Atsh