Nga Beqir Sina – New York CityNJU JORK:Komunitetet shqiptare dhe ukrainase në New York, zhvilluan një protest paqësore për të mbështetur popullin e Ukrainës kundër sulmeve të forcave ushtarake ruse.Ndërsa lufta hyri në javën e saj të tretë,(dita 17të) dhe qindra civilë janë vrarë, ndërsa rusët vazhdojnë bombardimet e tyre ndaj qyteteve dhe qytezave kryesore, në New York, dhe qytet e mëdha në SHBA, vazhdojnë protestat në mbështetje të Ukrainës, për ndalimin e luftës.Protesta e së shtunës u zhvillua para Misionit të Rusisë pranë Kombeve të Bashkuara, në qytetin e Nju Jorkut pranë Rrugës Lexignton Avenue.Në këtë protestë morën pjesë dhjetra aktivist shqiptar të cilët dolën në solidaritet me Ukrainën, duke ju bashkuar kështu protestuesve ukrainase në të gjithë qyetin e New Yorkut.
Ata thane se Diaspora shqiptaro-amerikane janë shumë të shqetësuara për fatin e popullit të Ukrainës të sulmuar barbarisht nga forcat ushtarake të Rusisë, duke kujtuar se i gjithë kombi shqiptar është i shqetësuar për gjenocidin rus në Ukrainë.Ish gazetari i Zërit të Amerikës Gjekë Gjonlekaj, i cili bashkëudhëhoqi protestën e shqiptarve , dhe ishte ai që e inicijojë dhe organizojë këtë protestë , tha në fillim të fjalës së tij « kjo tragjedi na kujton gjenocidin serb kundër popullit shqiptar gjatë luftës së Kosovës për liri .»Ai tha « Ne shqiptarët e Amërikës kemi detyrime morale të mbështesim luftën e atij populli për liri e demokraci. Nga ana tjetër kemi detyrime të veçanta ndaj Shteteve të Bashkuara për shpëtimin e Shqipërsië që nga coptimi në vitin 1919, dhe ndihma e SHBA e Natos për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. »Zoti Gjonlekaj paralelizojë kohën e diktatorve me atë çfarë mësuan Shqiptarët nga ballafaqimi me diktatoret më të këqij.
Demonstruesit shqiptar që erdhën duke u shtuar në numër, mbanin flamujt amerikan, shqiptar dhe Ukrainës, si dhe pankarta ku bëhej thirrje për ndalimin e luftës.“Putin, larg duart nga Ukraina” lexohej njëra dhe “Stop Putin Stop War” ishte në një tjetër ndërsa protestuesit në korë brohorisnin vazhdimisht “Ndal luftën”, “Albanian Stand with Ukraine”Folësit gjatë protestës që zgjati rreth 2 orë e përshkruanin presidentin rus Vladimir Putin si Adolf Hitler, duke kundërshtuar luftën dhe duke u bërë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s të zbatojnë një zonë të ndaluar fluturimi mbi vendin ku po zhvillohen luftime të përgjakshme.Ndërkohē ai që mund të quhet se ishte dhe folësi kryesore, avokati Martin Vulaj tha: se sot nuk qëndrojmë këtu vetëm si shqiptarë, vetëm Amerikan, por sot jemi të gjithë ukrainas në shpirt e kudo ku sfidohet liria”.Duke folur me megafon avokati Vukaj tha po ashtu se “Shqiptarët e dinë më mirë se kushdo tjetër. Çfarë do të thotë kjo! jo vetëm për një popull, por për vendin e tyre. Ne dhe ata po luftojmë për të njëjtat ideale. Andaj i takon secilit prej nesh që t’i mbrojë ato ideale. Sot ne jemi gjithashtu në mbështetje të Amerikës dhe politikave të saj në të katër anët e botës. »
Më pas gjatë fjalës së tij Vulaj perdori një « metaforë » të fort duke e rivitalizuar me motin e ligë, që ishte gjatë kohës që po mbahej protesta (shi i perzjer me dëborë minus 3 grad clecius në NYC ):« Pavarësisht këtij moti të ligë i cili është simbol i errësirës që është mbi popullin ukrainas, ne vijmë këtu për të sjellë një rreze simbolike drite dhe shprese për ata njerëz dhe për të thënë se nuk jeni vetëm, dhe do të keni mbështetjen tonë » tha Vulaj.“Ashtu si retë mbi ne. Ka një re të errët lufte në fytyrën e Evropës. Ne (shqiptarët)e mbyllëm shekullin e kaluar si viktima të asaj lufte. Dhe ne e dimë shumë mirë se çfarë mund të ndodhë kur nën një tiran sundues. Ne shqiptaret e hapem këtë shekull për fat të keq, duke u përballur sërish me këtë sfidë dhe plagë, ndersa ukrainasit me me një tiranë tjetër Putinin.”Avokati Vulaj aktivist i komunitetit ju kujtojë protestuesve se ne(Shqiptarët) mund të mos jemi ukrainas, nga kombësia, por jemi ukrainas në Shpirtin e tyre, në atë kuptimin përse ne kemi ardhur këtu për të mbrojtur lirinë – për të mbrojtur idealet e idealeve më të larta të njerëzimit”.
Ndërsa, Ish këshilltari shqiptar në bashkinë e New Yorkut Mark Gjonaj, i cili edhe bashkë moderojë këtë protest me Gjonlekajn – tregojë edhe shkakun përse u mblodhën shqiptarët për të protestuar para Misionit të Përherëshëm të Rusisë në New York.“Kjo tragjedi na kujton gjenocidin serb dhe mizoritë ndaj shqiptarëve gjatë luftës së Kosovës për liri. Shqiptaro-amerikanët kanë një detyrim moral të mbështesin dhe të qëndrojnë pranë mikut tonë më të madh, Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës, ndërsa populli ukrainas lufton kundër mizorive ruse!”Zoti Gjonaj përdori edhe një citim të Martin Luter King Jr. si slogan të kësaj proteste : “Padrejtësia kudo është një kërcënim për drejtësinë kudo…”Kjo është arsyeja, tha ai pse ne jemi këtu sot për të treguar solidaritet me popullin e Ukrainës për t’i dërguar mesazhin e qartë Putinit dhe regjimit të tij brutal dhe barbar. “ Ne (Shqiptarët) nuk do të rrimë duarkryq se nuk do të qëndrojmë vetem duke parë . Ndërsa shikojmë teksa pushtuesit vrasin dhe plaçkitin në mënyrë brutale njerëz të pafajshme e të lirë.”Ai ju drejtua protestuesve të përcjellin lutjet e tyre me popullin e Ukrainës.“Lutjet tona janë me ushtarët që po luftojnë dhe popullin ukrainas që po rrezikojnë jetën e tyre për të mbrojtur njerëzit e tyre, vendin e tyre. Pra, sot, ne qëndrojmë pranë Ukrainës, ne qëndrojmë pranë ushtarëve të Ukrainës, duke mbrojtur vendin e tyre. Dhe ne qëndrojmë pranë aleatit tonë më të madh, Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s, ashtu siç na qëndruan ata pranë Kosovës, në kohën tonë të nevojës, e cila është pikërisht kjo që po ndodh sot në Ukrainë me Rusinë dhe i ka ndodhur Kosovës , njëzetetre vjet mëparë” tha zoti Gjonaj.Aktivisti Uk Lushi – tregojë mbështetjen e shqiptarve për popullin e Ukrainës, duke e paralelizuar atë me dhimbjen e madhe që kalojë Kosova , në luftën për spastrimin etnik që kishte planifikuar Millisheviqi. “Ne shqiptarët i kuptojmë mirë dhimbjet e pushtimit sepse Kosova ishte nën pushtimin serb. Ukrainasit sot janë sikur shqiptarët e Kosovës më 1999. Serbia humbi dhe Millosheviqi shkoi e vdiq në Hagë si kriminel lufte. Kjo mund t’u ngjajë edhe Rusisë dhe Putinit në fund. Rroftë Ukraina e Pavarur!”, tha ai.
Kandidati për kongresmen ne Yonkers New York, Vedat Gashi tha ne nuk jemi ukrainas sot, por shqiptar krenar të vetëdijshëm që jemi edhe amerikanë.“Kujtimet e mia më të hershme të përfshirjes time në politikë. Ishin në protesta të tilla kur dolën shqiptarët , por edhe shumë të tjerë për liri e demokraci. Jam i lumtur që jam së bashku me ju këtu për t’i ndihmuar ukrainasit që të shohin se kanë edhe mbeshetjen e shqiptarve” tha Gashi.Kurse, aktivisti tjeter Esat Gjonbalaj tha se ne jemi këtu për të denoncuar agresionin e paprovokuar të Federatës Ruse kundër vendit sovran .“Ne jemi këtu për të denoncuar bombardimin brutal të civilëve në Ukrainë. Gjenocidin që është kryer nga diktatori më brutal, provokimin e të cilit ne e dënojmë, për t’i thënë se ne nuk pajtohemi pasi bota demokratik, kudo nuk do të pajtohet me agresionin e Rusisë kundër Ukraines, edhe që eshtë agresioni rus kundër BE-së.” u shpreh Gjonbalaj.Më pas folën edhe protestues të tjerë, përfshirë Kolë Cacaj, kryetar i Fondit TRIESHI, në New York, Mark Qehaj i Shoqatës “Skënderbej” dhe të tjer.Shkrimtari Tom Paloka , recitojë një prozë për popullin e Ukrainës, duke vènë pikasmën te Arbereshët e Krimes, të cilët janë në kohën më të vështir me këtë sulm, tha Paloka. Një emigrante nga Ukraina e cila ju bashkëngjitë protestës së shqiptarve nuk arriti të përfundojë fjalën e saj nga megafoni teksa shpërtheu menjiherë në lot“Fëmijët që vriten kanë nevojë për një zë, ne duhet të jemi zëri i vrasjes së pafajshme të fëmijëve, mos i vrisni fëmijët tanë. “ tha ajo dhe bëri thirrje teper emocionuese “Jo! Gjakderdhje. Jo më gjakderdhje. Jo më gjakderdhje.” At Kiri i kongregacionit në Yonkers në Westchester County ( St Michael the Archangel Ukrainian Catholic Church) faleminderojë dhe u lut për protestuesit shqiptar në emër të kishës ukrainase. Ndërsa ju qëndroni të bashkuar pranë Ukrainës dhe popullit të saj të Ukrainës, faleminderit ju shqiptarve nga Shqipëria nga Kosova nga Mali i Zi, Faleminderit!At Kiri ju drejtua shqiptarve që një gjë është të mos harrojn “se ne jemi më të fortë kur qëndrojmë dhe mbështesim kauza dhe ideale të përbashkëta- Ne jemi më të fortë.Ai tha se Kisha kishte vendosur qirinj dhe një shenjë, ku thuhej thjesht, “lutu për Ukrainën”.Protesta e cila ishte e rrethuar nga barakadat dhe një numëri të madh të uniformave blu të NYPD u mbyll e qetë pa probleme.