Florinda Kajtazi – është kurorëzuar “Miss New York USA 2019” në garën e më të bukurave të Nju Jorkut, zhvilluar në Qendrën e Performancës së Arteve në Manhattan – New York, të dielën mbrëma të 20 janarit 2019.
Kështu që për her të dytë brenda tre vjetëve një tjeter vajzë shqiptare është ajo që do të përfaqësojë Nju Jorkun, e 18 milion banoreve – në edicionin e 68-të të konkursit të bukurisë “Miss USA 2019 – ku Sarah Rose Summers, do të kurorëzohet shoqëruesja e saj. Në të njëjtën spektakël të bukurisë, Hailey Germano ka fituar kuroren “Miss Neë York Teen USA 2019”
Serena Buçaj ka qenë ajo e cila u kurorëzua “Mis New York USA 2016” – në fund të konkursit të bukurisë të mbajtur më 17 janar, 2016.
Por, ajo që tërhoqi vëmendjen në garën më të madhe të bukurisë në New York në “Mis New York USA 2016” , tre vite më parë ishte se në mesin e 20 finalisteve në fund të asj garës ishte edhe një bukuroshe tjetër shqiptare – vashëza Florinda Kajtazi nga Kosova, e cila jeton në Shtetet e Bashkuara, dhe që u bë fituese e kësaj kurore të dielën më 20 janar 2019 duke u zgjidhur “Mis New York USA 2019” në konkursin më të rëndësishëm të bukurisë. Florinda Kajtazi, 27-vjeçare nga Kosova jeton në Yonkers, New York, dhe tash do të përfaqësojë këtë të fundit në edicionin e 68-të të Miss USA. Ky është një nga kompeticionet më të rëndësishme të bukurisë në SHBA dhe ishte pikërisht bukuria shqiptare ajo që u rrëmebu votat e të gjithëve. Mjaft krenare gjatë sfilimit, Florinda e përshëndeti triumfin e saj duke bërë simbolin e shqiponjës me dy dear.