Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Shqyrtohet mundësia e hapjes së ambulancës shëndetësore në Vuthaj

Gjatë javës së kaluar në kuadër të punimeve të Asamblesë së KK të Gucisë u mbajt një takim me drejtorin  e Shtëpisë së shëndetit të Plavës me ç’rast  u shqyrtuan shume aspekte të gjendjes aktuale me pandemi por edhe  puna dhe kushtet e punës  së personelit mjekësor në rajonin e Gucisë. Në këtë bashkëbisedim pune,  në të cilin  muar  pjesë  edhe drejtori i Qendrës Klinike të Plavës Dr Omer Shahmanoviq,  u trajtuan  shume aspekte te koordinimit dhe te bashkërendimit te angazhimit sa më cilësor te personelit mjekësor ne territorin e komunës se Gucisë.

Pos te tjerash asambleisti Dardan Qosaj ia bëri një kërkesë drejtorit të Qendrës Klinike të Plavës Dr. Shahmanoviq për shqyrtimin e  mundësisë të hapjes së një ambulance  shëndetësore në Vuthaj,  përkatësisht në hapësirat  Shtëpisë së Kulturës në Vuthaj. Drejtori i Qendrës Klinike të Plavës premtoi se do të shqyrtohet seriozisht kjo  mundësi duke theksuar se me potencialet ekzistuese aktuale kjo mundësi edhe mund te jetësohet  nëse ndjekën procedurat e caktuara për te mirën e fshatit Vuthaj dhe të banorëve te saj.

Shpresojmë që së shpejti banoret e Vuthajve do te kenë mundësi,  qe se paku një here ne jave, te shkojnë te vizitohen tek mjeku i zgjedhur,  kurse te moshuarit do të munden ti marrin terapitë e nevojshme çdo ditë ne ambulancën e fshatit brenda një orari të caktuar./Plava e Gucia Sot

Exit mobile version