Site icon PLAVA E GUCIA SOT

SHTATOR 1999- RIFILLIMI I PUNES SE MUZEUT TË KOSOVËS PAS LUFTE

Nga Prof. dr. Naser FERRI

Në gusht të vitit 1999 nga Qeveria e perkohshme e Kosoves u emërova drejtor i parë i Muzeut të Kosoves pas luftes.
Pas shume peripecive me ne fund i mora çelësat e Muzeut nga CIMIK-u i atëhershem dhe me në fillim të shtatorit filluam punen.
Menjehere me te hyre ne ndertesen e muzeut bashke me stafin teknik e hoqem mbishkrimin “МУЗЕЈ” me shkronja cirilike, te vendosur mbi hyrje te muzeut nga drejtoria e mëparshme serbe e instaluar ne menyrë të dhunshme nga Beogradi.Muzeun e gjetem të plaçkitur nga ish punëtorët serbë te Muzeut (me ndihmen edhe te disa punëtoreve shqipfoles), ndersa ndertesa ishte e uzurpuar nga Agjensioni Europeian per Rindertim (AER) kështuqe stafi i muzeut kishte qasje VETEM ne Emingjik (Departamenti Etnografik dhe i Natyrës) dhe ne pjesen e perdheses se nderteses kryesore te Muzeut, por hyrje-daljet ishin te kontrolluara nga punëtorët e sigurimit të AER-it.
Shume eksponate arkeologjike e etnografike ishin marrë nga Muzeu dhe ishin derguar ne Serbi, ndersa eksponatet dhe një pjesë e pajisjeve e të inventarit nga katet e eperme AER i kishte bartur ne perdhesë pa kujdes dhe pa ndonje sistem.Nuk u lejua as kurrfare procesverbali i pranim dorezimit te Muzeut.
Rreth 700 eksponate arkeologjike dhe qindra eksponate etnografike ishin bartur ne Muzeun Popullor te Serbisë (Narodni Muzej Srbije ne Beograd) ku gjenden edhe sot e kesaj dite.Perkunder “marreveshjes” së arritur teorikisht mes Serbisë e Kosovës, nga te gjitha eksponatet e plaçkitura deri tash eshte kthyer VETEM idhulli neolitik nga Tjerrtorja i njohur me emer te gabuar “Hyjnesha ne fron”.
Përkunder të gjithave, Muzeu mbijetoi dhe vepron akoma.

Ne foto nje pjesë e stafit me drejtorin e parë të Muzeut pas lufte Prof.dr.Naser Ferrin, ne oborr para Muzeut, 7 shtator 1999.

Exit mobile version