Shuhen ëndrrat për minihidrocentrale: QEVERIA E MALIT TË ZI I ANULON KONTRATAT PËR MINIHIDROCENTRALE (video)

Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq ka paralajmëruar në konferencën për shtyp të Qeverisë te mbajtur në Plevlë që Qeveria do të fillon bisedimet lidhur me anulimin e koncesioneve për ndërtimin e hidrocentraleve të vogla në disa qytete.

Ky program pa dyshim ka mundësuar hov të ri në prodhim të energjisë elektrike por në këtë hov ka pas edhe lëshime të cilat i kanë sjellë dëme natyrës. Në disa raste ky konflikt i zhvillimit e ka huq qëllimin e vet që është ngritja e kualitetit të jetesës dhe zhvillimi i bashkësive lokale , proces ky i cili nuk mund të realizohet pa ruajtjen e mjedisit të shëndosh në këto lokalitete. Për këtë arsye Qeveria e ka ngarkuar Ministrinë e Ekonomisë që t’ia fillon bisedimet lidhur me shkëputjen me marrëveshje të kontratave për ndërtimin e hidrocentralit në lumin Bistrica në Bijello Pole si dhe në tre lumenj në komunën e Plavës: në lumin e Murinës, të Gjyriqit dhe të Komoraçes e po ashtu në Bukovicë e Shavnik dhe në Lumin e Trepçës në Andrijevicë, ka deklaruar Markoviqi në konferencë për shtyp.

Ai ka thënë se në periudhën e ardhshme do të shqyrtohen edhe projektet tjera me probleme të ngjashme.

/Plava e Gucia Sot