SHUMË QYTETE  NË MAL TË ZI U ZGJUAN SOT ME PARULLA ANTI SERBE “KURRË MË 1918”

1 Tetor 2018

Në shumë qytete të Malit të Zi (Podgoricë, Cetinë, Kotor, Herceg Novi, Plevla, Bello Pole).sot në mëngjes janë pa pllakate të mëdha me mbishkrim “Kurrë më 1918 (mos të përsëritet”) duke aluduar në aneksimin e Malit të Zi nga Serbia 1918 me rastin e krijimit të Jugosllavisë.

Në pllakat ceket që gjatë rezistencës prej vitit 1918 deri në gusht të vitit 1929 nga ushtria e xhandarmeria serbe në Mal të Zi  ishin  arrestuar e torturuar 4700 njerëz, ishin vrarë 3200 njerëz, ishin djegur e plaçkitur 5800 shtëpi, ishin dëbuar 3000 familje malaziase dhe ishin dhunuar mijëra gra e vajza nga të cilat një pjesë e madhe kishin bërë vetëvrasje pas dhunimit.

Sipas mediave malaziase pllakatet i kanë vendosur ithtarët e Lëvizjes Komite dhe të Krsto Zrnov Popoviqit.

 

/Plava e Gucia Sot