Sindikata e Policisë së Serbisë ngrit fletëparaqitje penale ndaj kundër Ahmedin Shkrijelit, sekretarit gjeneral të i Partisë së Aksionit Demokratik të Sanxhakut (SDA)
Sindikata policore e Serbisë pretendon se aktivisti i PAD-it ka bërë vepër penale sipas nga nenit 305 dhe 306, të Ligjit Penal të Republikës së Serbisë “Pranimi i kapitullimit apo okupimit”
Ahmedin Shkrijel me datën 15. 11. 2019, në Novi Pazar në tubimin të cilin e ka organizuar Partia e Aksioni Demokratik e Sanxhakut (SDA) publikisht porositi që në Sanxhak më nuk mund të vendos Serbia dhe Beogradi, që Sanxhaku patjetër të ketë status special ( Autonomi territoriale dhe politike) të ketë kushtetutën e vet, kuvendin e vet, qeverinë e vet, të ketë guvernatorin e vet, policinë dhe ushtrinë e vet.
Në fletëparaqitjen e Sindikatës së Policisë së R. së Srbisë thuhet:
Republika e Serbisë
Ministria e Punëve të Brendshme
Sindikata e të Punësuarve në Polici
Knez Milosha 101 Beograd
Republika e Serbisë
Prokurorit të lartë Publik në Beograd
Në bazë të nenit 306. Ligjit Penal të Republikës së Serbisë, paraqes
Fletëparaqitje penale
Kundër:
Ahmedin Shkrijej përfaqësues i Partisë së Aksionit Demokratik të Sanxhkut ( Stranka Demokratske Akcije SDA, )
Për shkak të veprës penale nga neni 305 dhe 306, Ligjit Penal të Republikës së Serbisë “Pranimi i kapitullimit apo okupimit”
Arsyetimi:
- Për shkak se me datën 15. 11. 2019, në Novi Pazar në tubimin të cilin e ka organizuar Partia e Aksioni Demokratik e Sanxhakut (SDA) publikisht porositi që në Sanxhak më nuk mund të vendos Serbia dhe Beogradi, që Sanxhaku patjetër të ketë status special ( Autonomi territoriale dhe politike) të ketë kushtetutën e vet, kuvendin e vet, qeverinë e vet, të ketë guvernatorin e vet, policinë dhe ushtrinë e vet.
- Në bazë të të dhënave të lartpërmendura i propozoj prokurorit kompetent Publik të veproj sipas fletëparaqitjes penale dhe të ndërmerr ndjekjen penale.
Dëshmitë:
– Deklaratat publike në media
Në Beograd 15, 12. 2019
Flet paraqitësi
Sindikata e të Punësuarave në Polici
Kryetari
Dejan Gjukiq