Në Mal të Zi kanë vdekur 15 persona, kurse 738 të tjerë janë konfirmuar pozitiv
Si pasojë e infektimit me koronavirus sot në Mal të Zi kanë vdekur 15 persona, kurse 738 të tjerë janë konfirmuar pozitiv me COVID-19, është kumtuar nga Instituti për Shëndetin Publik i Malit të Zi, shrkuan rtcg.
Numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjeve si pasojë e infektimit me COVID-19 në Mal të Zi, deri më tani ka shkuar në 2.140 persona. Gjatë 24 orëve të fundit është konfirmuar edhe shërimi i 531 pacientëve. Numri aktual i të prekurve me virus është 5.285, kurse prej fillimit të pandemisë, kjo shifër ka shkuar në 147 mijë e 401 persona.