Nju Jork, 1 tetor 2022 – Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA promovoi librin “Skender Imer Thaçi, Mes Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi” në qendrën kulturore Illyria Center në Bronx New York.
Libri u promovua nën prezantimin e moderatores Marjana Bulku, e cila u ndal në disa pasazhe të librit dhe prezantojë folësit.
Në fjalën përshëndetëse Kryetari i Vatrës Elmi Berisha u ndal te figura e Skënder Imer Thaçit si patriot, humanist dhe veprimtar i çështjes kombëtare.
Ai tha se me këtë libër, për Imer Skënder Thaqin, mendojë se autorja ka gjetur momentin e duhur për të vendosur atë, aty ku e meriton kjo figurë e nacionalizmit shqiptar, ndërkohë që protagonisti i këtij libri zoti Thaqi, me promovimin në Vatër ka gjetur atë më thelbësoren anën patriotike të këtij libri dhe nocionin emocional.
“Ka rastisur ashtu që një shekull më parë shqiptaria në Amerikë, theksojë Berisha, u ngritë mbi idealet kombëtare të njerëzve të mëdhenjë, vatranëve të kulluar dhe atyre që njihen edhe si themeluesit e saj Noli e Konica, por edhe ata që erdhën pas tyre dhe dolën në mërgim ia vlejtën shumë, sepse e mbajtën gjallë frymën patriotike shqiptare gjeri në ditët e sotme. Njërëz këta që me punë dhe vepra krijuan një perandori të suksesshme në mërgim aqsa ishte familjare, kombëtare e fetare ishte edhe duke e ndihmuar dhe kontribuar madje edhe duke sakrifikuar për çështjen tonë kombëtare: “Lirinë e të drejtat e shqiptarve kudo në trojet e tyre etnike, rrëzimin e komunizmit e demokratizimin e Shqipërisë, dhe lirinë e pavarësinë e Kososvës, ashtu si edhe paraqitet kjo figurë që promovojmë në Vatër sot, Imer Skënder Thaqi”.
Librin “Skender Imer Thaçi mes Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi” kreu i vatranënve Elmi Berisha, e vlerësoi si një thesar të çmuar në biblotekën e pasur të atdhetarizmit dhe patriotizmit shqiptar, në Vatër: “Një vlerë e shtuar, tha ai por jo vetëm – sepse, ky libër është edhe një mesazh që përcjell ai se pa kujtuar të kaluarën ne shqiptarët nuk mundet të shkojmë drejt të ardhmes tonë. “
Urime dhe suksese nga Vatra dhe vatranët!
Kryetari i Nderit të Vatrës Agim Rexhaj në fjalën e tij përshëndetse foli në detaje për fëmijërinë e Skënder Thaçit, persekutimin e familjes së tij nga spiunët e UDB-së, vështirësitë e rritjes së tij si fëmijë dhe përzemërsisht faleminderojë disa nga pjesëmarrësit për kontributin e tyre në çështjen kombëtare.
Në një video të shfaqur për të gjithë të pranishmit, zbulohenshin disa detaje nga fëmijëria, vlerësimet, rrugëtimi patriotik dhe momentet më jetësore të sukseseve të protagonistit të këtij libri Skënder Thaqi i dekoruara edhe nga dy presidentë të Republikës së Shqipërisë, Nishani dhe Meta.
Autorja Leonora Laçi në fjalën e saj tha se libri i saj përmban histori jete, ngjarje që i shërbejnë historisë sonë kombëtare, vepra të thella patriotike të disa figurave që ajo ka gjetur në hulumtimet e saj dhe që përfaqësojn shtyllat themeltare të nacionalizmit shqiptar në mërgim veçanërisht ato në Shtetet e Bashkuara të Amerikës .
Libri “Skender Imer Thaçi mes Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi” tregoj ajo ka rrëfimet jetësore, ngjarje që i shërbejnë historisë kombëtar ku Babë e bir janë ata që pikëtakohen në kohë të ndryshme.
“Imeri luftoi për nacionalizëm kundër komunistëve sllavë e shqiptarë e Skenderi që luftoi për lirinë e demokracinë në prag të viteve ‘90. Të dy e deshën fort lirinë, i pari e mori me vete, ndërsa i dyti e ka arritur atë” tha ajo.
Si studiuese ndjej krenari për të parin dhe mirënjohje për të dytin, u shpreh Laçi.
Ajo tha se tek ky libër ka shkruar krenarinë dhe mirënjohje për dy pukjanë që e deshën atdheun në formë unikale: Imeri humbi dhe jetën për Ideal, ndërsa Skenderi po vazhdon aty ku e la i ati. Imeri përdori pushkën e Skenderi fjalën.
“Shqiptarija ka nevojë për më shumë njerëz të tillë të besës e burrërisë.
Skenderi ndihmoi proceset demokratike në Shqipëri, Skenderi me Mariane Graf ndihmuan zhvillimin ekonomik e social të Shqipërisë e Kosovës.”
Si autore e këtij libri vazhdojë ajo ndjej krenari që emri im është i shënuar në një libër që na njeh me ngjarje historike të rëndësishme të periudhës së Luftës së Dytë Botërore, peripecitë e jetës së Imerit dhe Rrustemit, aktivitetin patriotik të këtyre të dyve dhe vazhdimësinë që pasoi nga Skender Thaçi me veprimtarinë e tij në Shqipëri e Kosovë në kuadër të Shoqatës Shqipëri – Austri dhe angazhimet e tija të pandalura deri më sot.
Aktivisti i njohur i komunitetit Harry Bajraktari duke folur për librin e Leonora Laçit “Skender Imer Thaçi mes Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të zi,”e quajti librin një vepër fenomenale dhe vlerësoi kolonelin Xhemal Laçi dhe familjen Thaçi për çështjen kombëtare, duke inkurajuar dhe të tjerët që të shkruajn libra të till për veprimtarinë historike të shqiptarve ndër vite , figurat e mëdha të nacionalizmit shqiptar në diasporë, të atemuara dhe mbuluar në pëlhurin e harresës për vite të tëra “ tha ai.
Agim Aliçkaj në fjalën e tij përshëndetëse tha se është i frymëzuar nga kontributi historik i diasporës shqiptare në mërgim dhe bëri thirrje për bashkim të shqiptarëve dhe bashkim të trojeve shqiptare dhe u ndal më pas edhe tek libri, vepra jetësore e Skënder Thaçit për të mirën e shqiptarëve të kombit tonë:
“Mjafton të lexosh të kaluarën e popullit tonë, në këto libra ato vuajtjet dhe sakrificat e tyre nèn regjimin sllavo komunist, të mos harrojmë gjenocidin dhe masakrën serbe ndaj shqiptarve, jo vetëm që nuk e harrojmë atë por mësojmë se sa shtrejtë e ka paguar lirinë populli shqiptar , për të qenë më të qart si komb ne të ecim përpara drejt idealit atë të bashkimit tonë kombëtar”
Ambasadori Mal Berisha i cili u kujdes për promovimin e këtij libri duke sjell atë me shumë dinjitet në duart e lexuesve shqiptar në Amerikë, tregojë se çfarë vlere kanë librat të tillë sot në përçueshmirinë e mesazhve që përcjellin ata sidomos te gjenerata e re, e cila di shumë pak për të kaluarën e popullit shqiptar nën sundimin sllavo-komunist për 50 vjet.
Ai madje hodhi një paralele mes dy librave me histori të përgjashme me njëratjetrën : “Skender Imer Thaçi mes Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të zi” dhe librin “Rob – Një biografi për dy kohë”, duke folur jetë dhe vuajtjet në kampet e burgjet sllavo komuniste të këndej dhe përtej kufirit shqiptar, duke u ndal edhe te figura e Skënder Thaçit si patriot e biznesmen dhe Beqir Sina si gazetar.
Berisha tha se : “Ky libër është historia e mijëra shqiptarëve të tjerë ndërsa përmes tij përcillen mësime për sakrificën dhe më pas suksesin, që Skënderin e vujatjve të mëdha me Nënën, vëllan motrën dhe mbarë familjen e tij nën rregjimin komunist dhe Skënderin sot humanist, e veprimtar i dalluar biznesmen i suksesshëm në fushën e turizmit elitar në Kosovë.”
Protagonisti i librit të Leonora Laçit Skënder Thaçi në fjalën e tij përveç falënderimit të të pranishmëve dhe organizatorëve shpalosi në fjalën e tij me shumë thjeshtësi – krenari e dinjitet vuajtjet dhe sakrificat familjare.
“Pasi ia dola t`i bëjë ballë dallgëve të jetës, ndihmova proceset demokratike, ekonomike dhe sociale në Shqipëri e Kosovë”, tha ai, duke shtuar se sot ndihet më se i kënaqur dhe i plotësuar.”
Jetën e tij ai e përkufizojë në trekëndshin e jetës : Kam lindur në Guci, (Plavë e Guci), Kosova, më ngriti, por Shqipëra, më burrëroi.
Ai tha ndërmjet të tjerave se ishin idealet kolosve të kombit shqiptar – patriotve të cilët edhe udhëhoqën lëvizjen kombëtare nëpërmjet Komitetit Shqipëria e Lirë si Prof. Rexhep Krasniqi, Xhaver Deva, Imer Thaçi, Xhemal Laçi etj – ata që e mbajtën gjallë shqiptarizmin, mbasi që sot po konkretizohen në zhvillimin e Kosovës, Shqipërisë dhe mbarë kombit tonë.
Në fund, foli për librin “Skender Imer Thaçi mes Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të zi” edhe studiuesi Prend Qeta i cili e vlerësoi librin për figurat patriotike, faktet historike dhe tregoi ngjarje jetësore nga krahina e cila vjen. Libri tha ai në të ardhmen e studimeve të tij do të bëhet pjesë e studimeve të tija”
Pas përurimit të librit “Skender Imer Thaçi mes Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të zi”, miqve dhe të pranishëm iu shpërndanë libra me autografe të autores Leonora Laçi dhe Skënder Thaqi.