Deçiqi i Tuzit ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Iskrës së Danillovgradit, në takimin e javës së 31-të të elitës së futbollit malazez.
Ballafaqimi mes skuadrës shqiptare dhe asaj malazeze, padyshim se ishte e luftuar deri në fund.
Dy skuadra që kërkojnë vendin e tretë, ndërsa Deçiqi ia doli dhe ka marrë pozitën e tretë.
Për fitoren e skuadrës shqiptare shënuan Velizar Janketiç (6’), Marko Tuçi (37’).
Për Iskrën shënoi Balsha Sekuliq (20’).
Deçiqi renditet në vend të tretë me 47 pikë, ka dy më shumë se Iskra një pozitë më poshtë.
Pal Dreshaj, president i klubit Deçiqi, ka një mijë e një arsye që t’i gëzohet kësaj fitore, në duelin direkt për pozitën e tretë.