SOT BLLOKOHEN RRUGËT NË MAL TË ZI: NË MURINË PREJ ORES 18,30

Në shumë pjesë të Malit të Zi gjate oreve te mbremjes do të bllokohen rrugët në kuadër të akcionit “Me bllokadë kunder tradhetise”,  të cilin e organizon Fronti Demokratik (Demokratski Front) per shkak te pakenaqesise lidhur me formimin e Qeverisë së pakicave.

Akcioni i bllokimit do të realizohet nga ora 18,30 deri në 20.

Siç kanë njoftuar nga partia në fjalë gjat| akcionit “Me bllokade kunder tradhetise do të bllokohen rruget vijuese te Malit të Zi:

Nikshiq-Bulevardi 13 korriku,

Podgoricë-dy bllokada: në Zllaticë dhe në Goricë të Poshtme(Donja Gorica),

Budvë- ne skver,

Tivar-Ura Vukaziq në Sutomore,

Beranë-në Rudesh, 

Bijello Pole-dy bllokada: në Rakonje e ne Ribarevine,

Plevla-ura tek pompa e Jugopetrollit,

Zhablak-në udhëkryqin te Javorovaça,

Herceg Novi-te Zelenika,

Kollashin-te Babla Greda,

Tivat e Kotor- te  rrethrrotullimi Radanoviqi,

Danillovgrad-te rrethrrotullimi në Spuzh,

Murinë-te rrethrrotullimi, pllatoja,

Plluzhinë- rruga magjistrale,

Nikshiq -Plluzhinë te kthesa per Seocë,

Zeta- te rrethrrotullimi afer aeroportit.