New York 17 Prill 2018
Komuniteti plave-gucias dhe me gjërë sot u ndan nga bashkëvendësi ynë Idriz Fazli Gjonbalaj. Idriz ndërroj jetë papritmas në moshën 62 vjeçare në New York me datën 14 Prill 2018, si rrjedhojë e një sulmi kardiovaskular. Vdekja e ti tronditi rënd familjen dhe tërë komunitetin edhe për faktin se vitin e kaluar Idrizit i kishte vdekur edhe bashkëshortja. Vdekja e ti e pa pritur bart një dhimbje të veçantë për fëmijët e ti vajzën Egzonen 18 vjeçare dhe djali Ajeti 14 vjeçar të cilët sonte do ta kenë natën më të vështir në jetën e tyre, sepse sonte në këtë botë të madhe ata do te jenë te vetmuar, atyre do u mungojnë më të dashurit e tyre, që te dy prindërit e tyre te dashur baba Idrizi dhe nëna Hajria.
Idriz Fazli Gjonbalaj do të mbahet në mend gjatë ndër gjenerata për vlera të rralla të një malësori fisnik. Idriz Fazlia Gjonbalaj la shumë kujtime , sepse ai dhuroj gjithçka nga vetvetja për më të dashurit e ti, kur vëllaut të ti Isës së ndjerë dekada më par i kanosej vdekja, ai ishe aty si vigan i malësisë duke dhuruar organe e trupit të ti, gjegjësisht veshkën për të.
Të rrallë janë njerëzit që banjë vepra të tilla, dhe po ky veprim human i ti në vite e 80-ta pat ngjall kurreshtjen edhe të mediave amerikane aso kohe, sepse ishte edhe gazeta Daily News që kishte shkruar në vitet 80-per këtë veprim të Idrizit, por njëkohësisht ishte edhe sensacion i kohës sepse ishte ndër transplantimet e para të bërë në treshteshin NY NJ dhe CT.
Ne të gjithë do ikim një ditë por kujtimet si ky për veprën e Idrizit janë ato që na mbajnë, andaj edhe dhe bota dhe jeta marrin pamje dhe kuptim e dashurisë se mirëfilltë njerëzore me vepra të si këto. .
Pusho i qeta bashkëvendësi ynë !
/Plava e Gucia Sot