**Spiunazhi në veprim në Plavë-Guci: Policia malazeze arreston veprimtarin e shquar të trevës sonë**

Veprimtaria e mirënjohur dhe famëkeqe e spiunazhit në Plavë-Guci ende është aktive dhe funksionale edhe në të ashtuquajturin shtet demokratik. Këtë e dëshmon arrestimi skandaloz i veprimtarit dhe veteranit të shquar nga Gucia, z. Gjovalin Nikçi.

Burime të sigurta të portalit tonë bëjnë me dije se nën pretekstin e kontrollimit për armë dhe shumë pretekste absurde të rjera, bazuar në inate personale, fjala eshtë për një spiunazh klasik, fshataresk i kohes së monizmit, dhe si rezultat Policia malazeze bastisi shtëpinë e Gjovalin Nikçit. Mbajtja e tij për 72 orë ka shkaktuar një indinjatë të thellë për shkak se komuniteti shqiptar në SHBA e njeh shumë mirë personalitetin dhe vlerat e larta kombëtare  të bashkëvendësit tonë. Ai gjithmonë ka qenë frymëzues dhe inspirues i shumë veprave atdhetare dhe humane.

Duhet cekur se Gjovalini ka ne trashigimi disa armë te babait te ti Dedës, per te cilat posedon lejen e trashigimisë.

Edhe kthimi i tij në vendlindje për të jetuar e vepruar në trojet stërgjyshore ku u lind dhe u rrit, nuk u prit mirë. Rrethimi i shtëpisë së tij me njësi speciale nën akuza të trilluara nga spiunë të sokakëve dhe akuzat e ngritura nga disa që janë dhe kanë qenë garniturë kuislingësh, është një mëkat më vete. Cenimi i të drejtave elementare njerëzore nga organet malazeze është edhe një dëshmi se Mali i Zi nuk është një shtet demokratik, sepse në këtë mënyrë po dëshmon se nuk ka harruar avazin e vjetër. Mbi të gjitha, është një shembull shumë i keq se si ky shtet i pret mërgimtarët që duan të kthehen dhe të investojnë në vendlindje, si Gjovalini.

/Plava e Gucia Sot