Nga Aurenc Bebja, Francë.
“Stamboul” ka botuar, të mërkurën e 30 majit 1883, në ballinë, një shkrim në lidhje me lajmin e emërimit të Naim Frashërit si inspektor i shkollave greke, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Gazeta “L’Avghi” beson se është në gjendje të njoftojë, sipas informacioneve të veçanta të saj, se gjithçka që është publikuar deri më tani në lidhje me emërimin e një inspektori të shkollave greke është e pasaktë.
Thjesht bëhet fjalë për të marrë vesh për gjendjen e shkollave greke që Ministria e Arsimit e urdhëroi Naïm Beun të vizitonte njëherë e përgjithmonë këto shkolla për të mbledhur informacionet e nevojshme.
Nëpunësi shtetëror, shton fleta greke, që u ngarkua për këtë vizitë të thjeshtë, Naïm beu, është një i ri shqiptar, i familjes Frashëri, shumë i arsimuar dhe me karakter të shkëlqyer, që ka studiuar me hollësi gjuhën greke në vetë shkollat greke.
Prandaj edhe lajmi i emërimit të Naim Beut, si inspektor i shkollave greke me kompetenca shumë të gjera, u prit me gëzim dhe si lehtësim nga e gjithë popullsia greke/ Nga Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania
Shkollat greke