Site icon PLAVA E GUCIA SOT

S’u ftua Kosova, Shqipëria bojkoton ministerialin në Bosnje

Security Council High-level Meeting Threat to international peace and security caused by terrorist acts Foreign terrorist fighters Letter dated 3 September 2014 from the Permanent Representative of the United States of America to the United Nations addressed to the Secretary-General (S/2014/64

Shqipëria ka refuzuar të marr pjesë në Konferencën e Minsitrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimorë që po zhvillohet në Bosnje Hercegovinë.

Shkak i vendimit të diplomacisë shqiptare është bërë mungesa e ftesës për Kosovën.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i bëri të ditur Ora News, se ministri Ditmir Bushati, ka informuar me një letër homologun e tij boshnjak Igor Crnadak, në të cilën shpreh keqardhjen e tij për mosrespektimin e formatit të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ftesën e munguar për Kosovën, duke bërë me dije në këto kushte mospjesëmarrjen e tij në këtë takim.

Në argumentimin e vet, Ministri Bushati i ka komunikuar Ministrit Crnadak se nuk mund të ketë diskutim kuptimplotë dhe të dobishëm mbi rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së, pa qenë të pranishëm të gjithë anëtarët e Ballkanit Perëndimor, në frymën e mirëkuptimit, respektit dhe gjithëpërfshirjes.

Konferenca po zhvillohet sot në Banja Luka, të Bosnje Herecegovinës, dhe tematike kryesore është “Ballkani Perëndimor dhe anëtarësimi në BE: bashkëpunim më i fuqishëm rajonal për një proces më të shpejtë të integrimit “.

Ky aktivitet organizohet me iniciativë të Ministrisë së Punëve të jashtme të Bosnje-Hercegovinës. Mungesa e ftesës për Kosovën, ka bërë që takimin në Bosnje Hercegovinë ta refuzojë dhe Zv, Kryeministri i Maqedonisë, Bujar Osmani, i cili thotë se konferenca nuk mund të zhvillohet në kushtet kur një nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor nuk është ftuar.

Exit mobile version