Lajmi i publikuar sot rreth sulmit të Ambasadës së Shqipërisë në Beograd është konfirmuar nga diplomaci të ndryshme në botë.
Kësisoj, Ministrja për Evropën dhe Punë të Jashtme e Shqipërisë ka lëshuar informacion rreth sulmit të Ambasadës në Serbi.
“MEPJ e Shqipërisë ka dhënë informacion qarkor për gjitha Ambasadat e Shqipërisë në botë”, thonë burime tona.
Mjetet shpërthyese janë hedhur në objektin e Ambasadës në Beograd dje (e mërkurë) rreth orës 18:40.
Përpos dëmeve materiale, për fat të mirë nuk kishte lëndime në njerëz. Ambasada në fjalë udhëhiqet nga diplomati, Ilir Boçka.