Sulmohet me gur dhe i thehen xhamat autobusit me kosovarë në Mal të Zi

Është sulmuar me gurë në Berane autobusi me turistë-skiatorë kosovarë të kishin shkuar për skijim në shtigjet e Kolashinit të Malit të Zi, njofton Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur Semir Kardovic, konsulent në një Agjenci Turistike në Rozhajë, përmes një postimi në Facebook.

Kardovic ka thënë se ngjarja e sotme ia kujton vitet e 90-ta, ndërsa ka bërë të ditur se policia malazeze ishte vetëm 200 metra larg vendit të ngjarjes.

Ai ka thënë se nuk është hera e parë kur janë sulmuar autobusët me turistë kosovarë që shkojnë atje për skijim.

“Absurdi më i madh në tërë këtë rrëfim është se patrulla e policisë në Berane ishte vetëm 200 metra larg vendit të ngjarjes. Dhe kur organizatorët e ushëtimit kanë shkuar ta paraqesin rastin, ata u kanë thënë se mund të vazhdojmë rrugën sepse asgjë nuk mund t’u ndihmojnë”, ka shkruar Kardovic, duke pyetur nëse ky ishte urimi i malazezëve për 13 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.