Supozohet se ujërat e Ujëvarës së Vuthajve, rrëmbejnë  bashkëvendësin tonë Sylë (Hasan) Vuçetaj

Bukuritë natyrore të trevës sonë jo rrallë herë kanë ditë të shpërfaqin edhe rrezikun që bartin ato. Para disa ditësh, bashkëvendësi ynë Sylë Vuçetaj, që punonte aty në Hotel pranë Ujëvarës, dyshohet se u rrëmbye papritur nga uji vrullshëm  i lumit Gërrla, duke e bartur atë në thellësitë e kanionit të Ujëvarës. Ky lajm ka tronditur tërë trevën e Plavës-Gucisë dhe të gjithë ata që e njohin Sylen. Duhet theksuar se njësit e Kërkim Shpëtimit janë duke bërë përpjekjet maksimale  për të gjetur Sylen ne kanion.  Lidhur me këtë lajm tragjik, sot është deklaruar edhe familja Vuçetaj duke ndarë shqetësimin për rastin e Syles me publikun e gjerë.

Familjes Vuçetaj, redaksia e portalit “Plava e Gucia Sot”, i shprehim dhimbjen tonë të thellë për rastin e Sylës duke qenë pranë tyre në këto ditë sfidë e shqetësimi të skajshëm për familjen dhe të gjithë miqtë dhe shokët e dashamirët!

NJOFTIMI I FAMILJES VUÇETAJ

Të nderuar bashkëfshatar bashkëqytetar, miq e shok, ashtu siç jeni në dijeni qe nga data 03. Qershor 2023, rreth orës  19:00 vëllai im i dashur

Sylë Hasan Vuçetaj

ka humbur gjurmë.  Ai për hëre te fundit eshte parë pranë Ujvares Gerla ne Vuthaj.

Që nga ai moment njësit e Kërkim Shpetimit janë duke bërë përpjekjet maximale për të gjetur! Për  shkak të kushteve jo të përshtatshme të Kanjonit deri më tani nuk është arritë të gjindet.

Falenderojm bashkëfshataret, miqt dhe të afermit të cilët na janë pran në këto momente të veshtira për ne! Veçanarisht falenderojm grupet  e Kërkim Shpetimit!

Mbesim  me shpresë se së shpejti të gjindet.

Ju njoftojm se kërkimet janë në vazhdim dhe për  çdo risi do të jeni të informuar

Familja Vuçetaj